Këshilltari i Pacollit: Gjuriq u arrestua si zagar fashist, tani ata ulen në tavolinë me të

Lajme

Këshilltari i Pacollit: Gjuriq u arrestua si zagar fashist, tani ata ulen në tavolinë me të

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 00:29
Gjuriq në Prishtinë

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka reaguar për takimin e sontëm të anëtarit të Kryesisë së VV-së, Xhela Sveçla, me Marko Gjuriqin në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se është e papranueshme ulja në një tavolinë me Marko Gjuriqin.

Sipas tij, Gjuriq është një revisionist historik që udhëheq fushatën propagandistike kundër Kosovës nga zyra ku ai është drejtor.

Postimi i plotë:

Krejtësisht e papranueshme ulja në një tavolinë me Marko Gjuriqin e disa pëfaqësuesve shtetëror të Kosovës në Tiranë. Gjuriqi mohon masakrën e Recakut dhe është një revizionist historik që udhëheq fushatën propagandistike kundër Kosovës nga zyra ku ai është Drejtor.
Jam krenar që gjatë mandatit tonë Gjuriq u arrestua për shkelje të sovranitetit të Kosovës.
Ai u prangos dhe u soll si Zagar fashist, e tani i civilizuar sillet sipas rregullave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat