Ish – luftëtari i UÇK-së e paditi shtetin, ja pse

Lajme

Ish – luftëtari i UÇK-së e paditi shtetin, ja pse

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 20:30
Vëllezërit Hyseni

Me 31 dhjetor të vitit të kaluar, kishte ndërruar jetë ish-luftëtari i UCK-së, Avni Hyseni. Rasti i Hysenit, u bë medial, kur ai u prek nga një sëmundje e rëndë, ndërsa vëllai i tij, Adnani, kishte vënë në shitje shtëpinë e tokën, për t’i siguruar mjetet e nevojshme për shërimin e Avni Hysenit.

Por, duke qenë i vdekur, familja Hyseni mori një ftesë nga Gjykata Themelore e Pejës, në të cilën kërkohej nga tashmë i ndjeri, Avni Hyseni, të paraqitej në gjykatë.

Vëllai i Avniut, Adnani, në studion e Frontal, ka thënë se vet policia në stacionin e Pejës, kishte nguruar për pesë ditë, që t’ua dorëzonte ftesën.

“Së pari telefonatën e kemi marrë nga policia e stacionit të Pejës. Kam shkuar në polici, jam pritë nga një zyrtar policor. Aty jam njoftuar që pesë ditë rresht është kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës që të ftohet Avni Hysenit. Policia kishte nguruar të na i dërgojë ftesën, sepse e dinte që ai ka ndërruar jetë.”

Pas kësaj, Adnani vendosi që të ngrinte një padi.

“Prokuroria e Pejës mandej deklaroi se është ftuar si dëshmitar kundër veteranëve të rrejshëm. Kur e panë që reagoi publiku, ata thanë që rasti tashmë u mbyllë. Por, ne kemi reaguar dhe e kemi bërë një padi. Mund të them, që nuk paska më vështirë sesa ta paditësh shtetin tënd, por shkelen mbi varrin e vëllait tim.”

Por, Adnani thotë që tashmë është e ditur publikisht që Avniu ishte pjesë e UÇK-së, për këtë, kanë edhe dëshmi të mjaftueshme.

“I kam të gjitha dokumentet, që faktojnë që Avniu ka qenë pjesë e UCK-së, pastaj e TMK-së, por edhe ushtar i UCPMB-së, por edhe mirënjohje nga ana e qeverisë së Kosovës për kontributin e tij në luftë.”/ ka thënë Adnan Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat