Ndoka: Rama mori një goditje edhe nga Kosova

Lajme

Ndoka: Rama mori një goditje edhe nga Kosova

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:28
Nard Ndoka

Për kryetarin e Demokristianëve, Ndard Ndoka kryeministri Edi Rama do të pranojë një kapitullim pa kushte. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Ndoka tha se nuk ka rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij, Rama mori një goditje edhe nga Kosova.

Nard Ndoka: Unë them se nuk ka rrugë tjetër. Realisht sot edhe vetë Rama nuk ka mundësi tjetër për ta vazhduar qeverisjen, për ta vazhduar  aventurën e tij as në raport me raportin me faktorin ndërkombëtar, as në raporton me Bundestagun gjerman, as me integrimin as me Presidentin dhe as me  opozitën.

Tashmë ka përballë edhe qytetarët, janë disa faktorë të fuqishëm që zoti Rama i ka përballë në aventurën e tij. Duhet të jetë një lëvizje ndoshta e detyrueshme, shtoj kësaj edhe lodhjen e tij mendore, politike, fizike, shëndetësore, pra nuyk mban me, edhe vetë kryeministri Rama do të ketë një dorëzim, një kapitullim pa kushte. 

Unë shpresoj dhe besoj, që ai të kishte një vendimmarrje të ndërgjegjshme, pra vetë ti jepte një zgjidhje kësaj krize që e ka stimuluar vetë. Kur e kupton që dështon kudo, ai mori një goditje edhe nga Kosova. Ishte një parullë që mbushi gjysmën e stadiumit dhe i kërkonin Ramës dhe Thacit që të heqin dorë nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat