Lajm i mirë për Kosovën, Gjermania mund Rusinë, Peter Beyer fiton votat për raportues të Kosovës

Lajme

Lajm i mirë për Kosovën, Gjermania mund Rusinë, Peter Beyer fiton votat për raportues të Kosovës

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 14:15
Peter Beyer

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës ka mundur rusin, Aleksey Kondratyev.

Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev që morri 6 sosh.

Vendimi për zgjedhjen e raportuesit për Kosovën në KiE do të kalojë edhe nëpër mekanizma të tjera të këtij Këshilli por që votimi i sotëm llogaritet më i rëndësishmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat