Vuçiq bisedoi me Riçard Mur drejtorin politik në Ministrinë e Jashtme të Britanisë

Lajme

Vuçiq bisedoi me Riçard Mur drejtorin politik në Ministrinë e Jashtme të Britanisë

Nga: F.B Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 12:35
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka takuar Drejtorin politik të Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe Riçard Mur, me të cilin kanë biseduar për situatën në regjion dhe raportet bilaterale, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Vupiq ka theksuar se për Serbinë është me rëndësi forcimi i i dialogut politik me Mbretërinë e Bashkuar posaçërisht në rrethanat e reja pas vendimit për dalje nga BE-ja.

Ai ka falënderuar Britaninë për mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë në rrugën e integrimit evropian, por potencoi nevojën e planit të qartë të zgjerimit të BE-së dhe kuadrin kohor për anëtarësim, sepse anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të veçantë për paqen dhe stabilitetin.

Vuçiq e njoftoi mysafirin britanik për takimin me Makron e Thaçi në Paris dhe mundësitë për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, duke nënvizuar dhe vlerësuar edhe kërkesën e Britanisë së Madhe për heqjen e tarifave.

Drejtorin Politik të “Forin Ofiss” Riçard Mur ai e ka njoftuar edhe me iniciativën për vendosjen e katër lirive- lëvizjes se njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve në Ballkan së bashku me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Mur ka përshëndetur iniciativën dhe përpjekjet për stabilizim të raporteve në regjion.

Ai ka thekuar se Britania nxit forcimin e dialogut politik mes Serbisë dhe Mbretërisë së Bashkuara dhe paralajmëroi vizita pune, që do ndikojnë në forcimin e bashkëpunimit në fusha të caktuara me interes përfshirë mbrojtjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat