Violeta Kika: Ju dua juve, i përkulem mërgatës dhe të moshuarve, ju kam borxh fëmijëve

Lajme

Violeta Kika: Ju dua juve, i përkulem mërgatës dhe të moshuarve, ju kam borxh fëmijëve

Nga: K. G. Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 17:45
Violeta Kika me kryeministrin në ardhje Albin Kurti

Violeta Kika është prej veprimtareve më të shquara të Lëvizjes Vendvendosja (VV). Ajo ka një respekt të veçantë edhe për mërgatën shqiptare dhe në përgjithësi.

“Aktivistët e mi ma të dashur, shokët e mi të idealit, se drejtësia vonon po gjithmonë fiton këtë e dëshmon realiteti jonë.

Image

Rrugëtimi ynë i përbashkët ka qenë shumë i vështirë, në rrugëtimin tonë e kemi ndje dhembjen deri në poren e fundit të trupit tonë. Dhembja e dajakut të pushtetit dështak është shëruar, me fitoren tonë.

Po për dhembjen që pushteti na e shkaktojë, duke na i vra djemtë më të mirë, ne duhet të punojmë. Ne duhet të punojmë me nder e faqe të bardhë, se ua kemi borxh brezave të Arsës.

Aktivistë të dashur, përkundër vështirësive, që i kemi pas gjatë fushatës dhe pas zgjedhjeve e deri me ditën e sotme, ne ishim shembull me punën tonë, e jo me fjalë...andaj këtë shembull duhet ta vazhdojmë, të jemi opozita e vetvetes, të kërkojmë më të mirën brenda vehtes, të jua japim brezave të ri të ardhmen që ne nuk e patëm, të cilën na e vodhën për 20 vite.

Andaj mos të na ekzalton fitorja, t’i përvishemi punës, që festa e 2023 të jetë edhe më madhështore.

Dhe krejt për fund të këtij shkrimi, po jua përcjellë momentet e mija më të mira të kësaj fitore.
Ju dua juve, i përkulem mërgatës dhe të moshuarve, ju kam borxh fëmijëve”, shkruan Violeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat