Lulëkuqja dhe sinqeriteti

Lajme

Lulëkuqja dhe sinqeriteti

Nga: Saimir Lolja Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 07:18
Lulëkuqja

Tani hyri Nëntori dhe në Perëndim, Europën perëndimore, Amerikën e Veriut, Australi e Zelandë, dhe në vendet e NATOs përkujtohen ata që kanë humbur jetën në luftëra. Data e Ditës së Përkujtimit është 11 Nëndori. Për këtë qëllim vendoset që tani në jakat e xhaketës lulëkuqja. Kjo lulëkuqe shihet në vendet perëndimore e vënë nga shtetarët, politikanët, zyrtarët, mësuesit, nxënësit, studentët, gazetarët e TV, etj.

Shqiptarët u hidhëruan shumë këtë fund Tetori ngase nuk filluan bisedimet për hapat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Që shqiptarët të duan sinqerisht të jenë pjesë e Bashkimit Europian, Perëndimit e NATOs, nevojitet që sinqerisht të vendosin lulëkuqen në jakat e xhaketave tani, tani. Kjo do i shfaqte se i respektojnë dhe i mirënjohin ata perëndimorë që kanë humbur jetët në luftë, ushtarakë e civilë, për këtë Perëndim të dëshiruar që prej 30 vjetëve.

Nëse dëshirohet Bashkimi Europian atëherë duhet treguar mbarë se respektohet Bashkimi Europian dhe përmendoret e tij. Populli shqiptar pret ta shohë shembullin udhëheqës të vendosjes së lulëkuqes në jakën e xhaketës së pari prej shtetarëve dhe politikanëve të tij.

Për më shumë, lulëkuqja ka shenjat e flamurit kombëtar shqiptar dhe muaji Nëntor është muaji i festës kombëtare shqiptare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat