Palmer kërcënon Serbinë me sanksione

Lajme

Palmer kërcënon Serbinë me sanksione

Nga: F. B. Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 19:16
Palmer

Ka shqetësim për shkak të shpërndarjes së pajisjeve ushtarake ruse në Serbi, ka thënë Palmer, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Përfaqësuesi i sekretarit amerikan të shtetit për Ballkan Metju Palmer ka shprehur shqetësimin për shkak të pranisë së pajisjeve ushtarake ruse në territorin e Serbisë dhe nënvizoi se nëse Beogradi blen pajisje ushtarake ruse kjo shpie në rrezik që të i vendosen sanksione.

“Ka një dozë të shqetësimit për shkak të shpërndarjes së pajisjeve ushtarake ruse në territorin e Serbisë, por për shkak të mundësisë që Serbia të kërkoj sisteme specifike ruse, që do shpinte në rrezikun që të i vendosen sanksione të posaçme për shkak pajisjeve ruse, por shpresojmë se partner tanë serbë janë të vetëdijshëm për këtë dhe do jenë të kujdesshëm me transaksione të tilla”, ka komentuar Palmer stërvitjen e mbajtur ruso-serbe dhe praninë e sistemit S-400 në Beograd.

Ai ka vlerësuar se edhe Amerika ka partneritet të lartë me Serbinë.

“Do të thoja se partneri më I mire ushtarak i Serbisë pikërisht është Amerika, por kjo nuk do të thotë se Serbia nuk duhet të bashkëpunoj me Rusinë dhe Moskën dhe të ketë partneritet ushtarak. Mirëpo, ne vlerësojmë raportin tone me Beogradin dhe mendojmë se lidhja jonë ushtarake është më e njohur se cila do qoftë ajo që bënë Rusia në atë fushë me Serbinë”, tha Palmer në intervistën për “Alsat”.

Në stërvitjen ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë me emërtimin “mburoja Sllaven 2019“ në Batajnicë, për here të pare jashtë territorit rus ishte i shpërndarë dhe vendosur sistemi rakotor S-400.

Media të caktuara shkruajnë se nuk përjashtohet mundësia që udhëheqja ushtarake dhe shtetërore e Serbisë në muajt e ardhshëm me Moskën mos të bisedojë për sigurimin e këtij sistemi kundërajror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat