Leonardo DiCaprio mbështet nismën për mbrojtjen e lumit Vjosa

Lajme

Leonardo DiCaprio mbështet nismën për mbrojtjen e lumit Vjosa

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 19:32
Leonardo DiCaprio

Aktori i njohur i Hollywoodit Leonardo DiCaprio i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i heceve.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram, ai shkruan për ndërtimin e HEC-eve dhe shfrytëzimin e saj për prodhimin e energjisë elektrike.

DiCaprio gjithashtu evidenton dëmet që këto ndërtime do t’i sjellin ekosistemit si dhe kontaminimin e ujit.

“Lumi i Vjosës rrjedh nga shpatet e malit Pindu në Greqi dhe derdhet në brigjet e detit Adriatik. Qeveria Shqiptare ka planifikuar një projekt që Vjosa të prodhojë sa më shumë energji elektrike për një nga vendet më të varfëra të Europës duke patur qëllim ndërtimin e 8 HEC-eve përgjatë rrjedhës së saj. Gjatë një studimi vendosin në pikëpyetje rolin fuqizimit përmes ujit. Shumë kritikë thonë se përfitimet e HEC-eve janë të mbivlerësuara. Por ato bllokojnë rrjedhën natyrale të lumenjve dhe ndryshojnë përbërjen kimike të tyre” – shkruan DiCaprio.

Shumë artistë të njohur shqiptar dhe personalitete në fushën e studimeve mbi mjedisin dhe lumenjtë janë bërë pjesë e një fushate për të ndërgjegjësuar komunitetet lokale dhe qeverinë për mbrojtjen e Vjosës.

Nga Tepelena, grupi i artistëve bëri thirrje për të mbrojtur një nga pasuritë e vyera të zonës, siç është Vjosa, një lumë deri tani pa ndërhyrje dëmtuese që ndikojnë në ekosistemin e tij.

Artistët kundërshtuan lëshimin e 8 licencave për shfrytëzimin e ujërave të Vjosës në funksion të hidrocentraleve.

Nën sloganin “Mos ma prek Vjosën” një koncert me pjesëmarrjen e shumë artistëve shqiptarë në Tiranë, më 18 Tetor, finalizoi një fushatë të gjerë sensibilizuese për mbrojtjen e Vjosës dhe ekosistemit të saj natyror.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat