Kërcënon drejtori i Policisë Vladimir Rebiç: Beogradi është i gatshëm për...

Lajme

Kërcënon drejtori i Policisë Vladimir Rebiç: Beogradi është i gatshëm për...

Nga: F.B. Më: 16 tetor 2019 Në ora: 09:45
Vladimir Rebiç

Ne jemi të gatshëm që të intervenojmë nëse do të ndodhë eksodi i popullit serb, ka thënë drejtori i Policisë Vladimir Rebiç, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota sot”.

Këtë deklaratë e ka bërë sot për RTS, duke shtuar se Beogradi është i gatshëm të reagoj nëse do vij te eksodi i serbëve, por beson se bashkësia ndërkombëtare nuk do lejoj këtë.

"Jemi të gatshëm të reagojmë dhe intervenojmë nëse ndodhë ndonjë eksod, po nuk besoj se këtë e lejon bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në orët e hershme të mëngjesi në veri kanë ndërhyrë 24 automjete të blinduara në kundërshtim me marrëveshjet dhe rezolutat.

Rebiç vlerësoi aksion si frikësim dhe reagim negative pas humbjes së katërt rresht në përpjekjet për anëtarësim në Interpol.

Ai theksoi se ky është arsyetim se shkelen rregullat dhe frikësohet populli serbë për të cilin tha se do të mbetet unik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat