Vuçiq me ambasadorin rus Harçenko: Nuk e kam ditur se ka helm në bazë etnike

Lajme

Vuçiq me ambasadorin rus Harçenko: Nuk e kam ditur se ka helm në bazë etnike

Nga: F. B. Më: 15 tetor 2019 Në ora: 13:08
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko rreth situatës aktuale në Kosovë.

Me atë rast ai i ka shprehur shqetësimin për atmosferën në Kosovë, pas zgjedhjeve të atjeshme dhe nxitjen e tensioneve nga ana e Prishtinës.

Vuçiq ka thënë se nuk e ka ditur se ka helm që vepron në baza etnike, por do të insistoj në hetim gjithëpërfshirës dhe dënimin e gënjeshtarëve dhe mashtruesve që organizuan këtë aksion të turpit medial, ka kumtuar shërbimi për bashkëpunim me media i presidentit të Republikës.

Vuçiq dhe Harçenko biseduan për përgatitjet e fundit rreth vizitës së kryeministrit Medvedev me 19 tetor.

Program i kësaj vizite sipas tyre  është intensiv që do reflektojë në raportet e shkëlqyera dhe spektrin e gjerë të bashkëpunimit mes Serbisë edhe Rusisë.

Vuçiq edhe ambasadori Bocan-Harçenko kanë shqyrtuar edhe situatën në regjion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat