Një e papritur i ndodh Labit, një nënë me vajzën e saj i shkojnë në shtëpi për t’i kërkuar ndihmë

Lajme

Një e papritur i ndodh Labit, një nënë me vajzën e saj i shkojnë në shtëpi për t’i kërkuar ndihmë

Nga: N.Sh Më: 15 tetor 2019 Në ora: 11:48
Labinot Tahiri

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri i cili në këtë mandat nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend, ka postuar një video prekëse të një nëne e cila së bashku me vajzën e saj, kishin shkuar para shtëpisë së këngëtarit për të kërkuar ndihmë.

Labi ka sqaruar se nëna dhe vajza nga Suhareka kanë shkuar pranë shtëpisë së Labinot Tahirit për dy ditë me radhë për të kërkuar ndihmë për të paguar qeranë e shtëpisë.

Në fund Labi ka njoftuar se do t’u ndihmojë atyre, siç ka bërë me shumë nevojtarë të tjerë.

Shkrimi i plotë:

“Mirëmengjesi shpirtêra të mirë!
Kjo nanë me këtë vajzë nga Suhareka, ka dy ditë që vjen tek shtëpia ime!
Videon e ka realizuar djali im Eltoni qysh në mêngjes!
Kjo nanë ka kêrkuar që të i’a paguaj qeranë, por nuk ka lënë emrin e saj! Njêri rast nga shumë raste të ndryshme të cilët rrethojnë shtëpinë tonë, shtëpinë e shqiptarëve bujar!
Për ta kaluar dimrin me vajzën, i thoni se do të ia paguaj qeranë ose dikush atje nga Suhareka nëse e takoni apo e njifni le ta merr pêrsiper dikush që mos të mbetet jashtë baneses.
Pêr 10 muaj pages, jam i gatshëm nga Fondacioni i përbashkët me popullin që kam, të ia paguaj qeranë!
#Jasht #Kuvendit, me mision për të i ndaluar lotët e nanave, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!”, ka shkruar Labinot Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat