Presidenti serb tërheq vërejtjen se “Amerika pret nga ne pranimin”

Lajme

Presidenti serb tërheq vërejtjen se “Amerika pret nga ne pranimin”

Nga: F.B Më: 21 shtator 2019 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mund të takohet me 23 shtator me njeriun e parë të Shtëpisë së bardhë Donalt Tramp në Nju Jork, por ende ky takim është pasigurt dhe nuk dihet nëse do ndodhë, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Si dihet Tramp do të jetë nikoqir i takimit " Ftesa globale në mbrojtjen e lirive fetare ", që do të mbahet në Ist River në margjina të Kuvendit të përgjithshëm të OKB-së që duhet të nis me 24 shtator.

Vuçiq ka thënë se nëse vjen deri te takimi, ai do të jetë i shkurtër por “secili moment me Tramp është vlefshëm”. Ndërkohë mësohet se në këtë takim do të jetë prezent edhe presidenti Hashim Thaçi:

“Po shoh se shqiptarët do të lavdërohen se ishin atje, se janë takuar me Trampin, e nuk janë, por nuk di a të shkojmë edhe ne dhe të aktrojmë se kemi biseduar disa orë, ndërsa në të vërtetë jemi ardhur që të fotografohemi edhe të flasim ka një minutë” ka thënë Vuçiq.

Përveç mundësisë së takimit me Trampin, gjatë qëndrimit në Nju Jork , Vuçiqi mund të ketë takime me lider të shumtë nga bota, ku beson se bisedat do të jenë të vështira sepse Kosova do të jetë tema dominuese.

“Nuk mund të pranoj qëndrimin se takimi me dike që është emër i njohur është i lehtë, do jetë shumë vështirë sepse bisedohet me lider që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Të gjitha ato vende si edhe ShBA mbeten në qëndrimin e tillë, ShBA pret nga Serbia, e keni parë në letrën e Trampit se ai pranon pavarësinë e Kosovës. Mos e mashtrojmë popullin, në ndonjë formë më të butë apo këtë do ta lënë për fund të dialogut dhe këtë do ta thonë edhe vendet perëndimore që kanë pranuar Kosovën. Kështu qëndrojnë punët në perëndim. Çka ne në ndërkohë kemi sukses, të tregojmë pozitën tonë” sqaroi Vuçiq.

Në takim me Vuçiqi ka insistuar edhe kancelaria Merkel: “Kjo më befason dhe jam falënderues në atë vëmendje. Do të takohem edhe me ministrin rus Lavrov”, me kryeministrin grek Kirijakos Micotakis, pas zgjedhjes si kryetar qeverie.

“Ai do të dëshiroj të dëgjoj edhe palën shqiptare, ndërsa lutja jonë ndaj miqve grek do të jetë që mos të pranojnë pavarësinë e Kosovës” ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka theksuar se para neve është një periudhë e rëndë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se bisedimet nuk do të jenë të lehta për shkak të “gabimeve që kemi bërë në të kaluarën” por shteti mundohet të ruaj çka të mundet.

“Ne kemi bërë gabime në të shkuarën dhe kemi humbur luftën, nuk mund të pranojmë se në vitin 2008 u shpall pavarësia e Kosovës, ne jemi ata që vendosem kufijtë në Jarinje edhe Bernjak, ne jemi ata që shtruam pyetjen e drejtës ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës dhe ajo vendosi se pavarësia e tyre nuk është jo legjitime dhe akoma mendoni se kjo mund të kaloj pa pasoja” u shpreh Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat