Koshtunica tregon modelin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës

Lajme

Koshtunica tregon modelin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës

Nga: F. B. Më: 21 shtator 2019 Në ora: 17:35
Koshtunica

Ish-kryetari i SRJ dhe kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica ka deklaruar se ka pasur propozimin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës që është bazuar në modelin e Hong Kongut, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Për te si shprehet kjo do të ishte kompromis që do përjashtonte të gjitha opsionet ekstreme dhe do ishte i suksesshëm i qëndrueshëm edhe funksional.

"Autonomi e mbikëqyrur për dallim nga pavarësia e mbikëqyrur është në harmoni me OKB dhe Kushtetutën e Serbisë. Me këtë shqiptarëve do ju mundësohet që në krahinën autonome të Kosovës të udhëheqin vetë me të ardhmen dhe të realizonin interesat e veta, në anën tjetër Serbia në harmoni me Konventën e OKB do mbante sovranitetin dhe integritetin", ka thënë Koshtunica për "Kurir".

Koshtunica që pas dorëheqjes nga funksionet shtetërore e partiake është tërhequr nga jeta politike  në paraqitjen e parë publike pas shumë viteve vlerësoi se “ai propozim rreth autonomisë gjithëpërfshirëse në masë të njëjtë është i jetësor dhe siguron zgjidhje statike edhe të qëndrueshme për statusin e krahinës".

Ai megjithatë nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetës nëse propozimi i tij do të ishte zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat