Macron: Kompromisi nuk është dobësi por është forcë

Lajme

Macron: Kompromisi nuk është dobësi por është forcë

Nga: F.B. Më: 16 korrik 2019 Në ora: 15:08
Vuçiq, Macron

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Macron kupton peshën e problemit kur është fjala për Kosovën. "Macron e kupton se zgjidhja duhet të jetë diçka në mes, këtë e dinë të gjithë po bëhen të marrë” tha Vuçiq, shkruan “B92”, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij gjërat nuk mund të zgjidhen nëse asnjëra palë nuk heq dorë nga diçka.

"Unë kam kërkuar mbështetje nga ai që të kuptoj se kjo nuk mund të zgjidhet si do donte secili nga ne, por duhet të jetë diçka ndërmjet", tha Vuçiq.

Ai shtoi se këtë e kupton secili serb edhe secili shqiptar por shpesh “bëhemi të shurdhër” dhe asgjësojmë e hedhim poshtë kërkesat e palës tjetër. "Kompromisi nuk është dobësi por është forcë", ka nënvizuar Vuçiq duke potencuar se përherë do të angazhohet për kompromis të vërtetë dhe jo për dorëzim dhe heqje dorë.

Sipas tij nëse mundemi do të shkojmë në atë drejtim, nëse jo një gjeneratë tjetër do të bëjë këtë por nuk duam të jetojmë në frikë nga konfliktet edhe luftërat.

"Njerëzit pyesin pse blejmë armë. I blejmë që mos të na sulmoj askush. Nëse e shohin se Serbia është “mollë e kalbur” çdo kush me lehtësi e merr, nëse e sheh se është “arrë e fortë” atëherë nuk është lehtë të thyhet”, përfundoi Vuçiq.

Ai ka konfirmuar lajmin se takimi i ardhshëm në mes të Beogradit dhe Prishtinës në organizim të presidentit francez Macron do të mbahet në shtator. "Besoj se kjo do të jetë një lloj vazhdimi i Berlinit përkatësisht Parisit dhe do të mbahet në shtator".

Vuçiq ka thënë se duhet kohë që disa gjëra të fliten. "Nuk dua të hedhë fajin palës tjetër, të presim çka do të bëjnë fuqitë e mëdha e pastaj na mbetet të shohim çka është detyra jonë”, tha ai.

Macron, për dy ditë ishte në Beograd ku ka deklaruar se së bashku me kancelarin gjermane Merkel do organizojnë një takim  special të krerëve të dy vendeve me qëllim të arritjes së marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat