Pendarovski: "Korrektimi i kufijve të Kosovës – mos e dhashë Zoti "

Lajme

Pendarovski: "Korrektimi i kufijve të Kosovës – mos e dhashë Zoti "

Nga: F.B Më: 15 korrik 2019 Në ora: 22:11
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka thënë në Lubljanë se ideja si ajo e korrektimit të kufijve nuk duhet të jenë fare në tavolinë në shekullin 21, shkruan “b92” përcjell “Bota Sot”.

Sipas Pendarovskit korrektimi eventual i kufijve në regjion “ nuk guxojmë ta bëjmë për shkak të sigurisë së gjithë neve dhe problemeve eventuale që mund të ketë Evropa e vjetër bile as të mendojmë për kthimin e viteve 90-të kur është biseduar për çështje të forta të sigurisë si territori, kufiri dhe përkufizimi”.

Si shkruan agjencia MIA, Pendarovski këtl e a thënë para gazetarëve gjatë vizitës në Slloveni.

Ai shprehet se personalisht është i bindur që kufijtë “duhet të mbeten ashtu siç janë dhe se secili variant tjetër e bisedimeve për ndryshimin e kufijve” mos dhashë Zoti për shkëmbim territori dhe qytetarëve do sjell efekt domino”, që do prekte disa shtet në regjion.

Përndryshe Pendarovski të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe para disa jave, duke porositur se ideja për shkëmbim territori dhe korrektim mes Prishtinës dhe Beogradit “ e pamenduar” duke ftuar që të ndalohet diskutimi në këtë temë.

Pendarovski theksoi se është anakronike ideja e korrektimi në shekullin 21 dhe më e keqja është nëse seriozisht planifikohet një projekt i këtillë.

Në këtë pat reaguar ministri i mbrojtjes Vulin që ka porositur presidentin maqedon të zgjidh problemet e saj të brendshme, ndërsa çështja e Prishtinës nuk është temë për te, “nëse heshtë për Shqipërinë e Madhe” duhet të heshtë edhe për Serbinë ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat