Mediat serbe: Çfarë Greqie, në Shqipëri lirë dhe mirë pa vërejtje

Lajme

Mediat serbe: Çfarë Greqie, në Shqipëri lirë dhe mirë pa vërejtje

Nga: F.B Më: 14 korrik 2019 Në ora: 08:16
Plazhi shqiptar

Nëse shkoni në verime në Shqipëri, nuk do dini çfarë ju ka gjetur!, që nga bukuritë, çmimet e lira dhe kushtet tjera që janë të shkëlqyeshme, shkruan portal “Alo” bazuar në një hulumtim të kryer rreth vizitave të serbëve në vendet bregdetare të Shqipërisë, përcjell “Bota Sot”.

Sipas hulumtimeve të kryera nga gazeta, vizitat e serbëve në vendverimet në Shqipëri nga viti në vit po shënon rritje, ndërsa përvoja dhe përjetimet kryesisht janë shumë të mira apo shkëlqyeshme. Pothuajse nuk kanë vërejtje fare.

Ata që kanë vizituar Durrësin, Vlorën apo Sarandën theksojnë se nuk kanë pasur as problemin më të vogël në pushimet që kanë bërë atje, që kanë folur serbisht apo që janë serbë.

“Ne kemi kaluar në mënyrë fenomenale, kemi qenë e gjithë familja me fëmijë për dhjetë ditë dhe jemi kënaqur. Ushqimi është i shkëlqyeshëm, deti i mrekullueshëm. Askush nuk na e ka thanë as edhe një fjalë”, ka thënë një burim në kushte anonimiteti.

"Kemi fol normal në gjuhën serbe, bile na kuptonin në disa fjalë edhepse nuk flasin serbisht. Kryesisht pak në serbisht pak në anglisht por jemi kuptuar dhe kemi kaluar mirë thotë burimi i njëjtë".

Ajo që duhet posaçërisht të përmendet janë objektet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, që sipas fjalëve të atyre që kanë qëndruar atje duhet të ju kushtet një kujdes i veçantë dhe nuk duhet lëshuar rastin të vizitohen duke lënë anash ndjenjat emocionale edhe nacionaliste.

Image

“Ka shumë gjëra që ia vlen të vizitohen dhe të shikohen. Kush mërzitet, të gjithë jemi njerëz dhe kemi qenë ata ose këta dhe në gjithçka është përzier politika. Natyrisht atyre ju interesojnë të vijnë sa më shumë turistë dhe për këtë arsye sjellen me shumë mikpritje, para sjell çdo gjë, por megjithatë jetojmë në atë shoqëri dhe kjo është në rregull” përcjell gazeta.

Duhet theksuar edhe këtë se çmimet janë shumë të ulëta dhe se çdo gjë është shumë më lirë se në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat