Reagon nipi i lokes Razë Mehmetaj, pyet Shpëtim Deskun: Pse nuk i mbajte premtimet e dhëna gjyshes?

Lajme

Reagon nipi i lokes Razë Mehmetaj, pyet Shpëtim Deskun: Pse nuk i mbajte premtimet e dhëna gjyshes?

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 06:12
Lokja Razë Mehmetaj te Shpëtim Desku

Alim Hamza, nipi i lokes Razë Mehmetaj, shprehet i dëshpëruar me mos përmbushjen e premtimeve të Shpëtim Desku, udhëheqësit të emisionit ‘N’Kosovë Show’, prmetime të cilat i’a kishte dhënë gjyshes së tij para një viti.

Siç ka shkruar Hamza, moderatori Desku, vitin e kaluar e kishte të ftuarën e emisionit të tij gjyshen Razë Mehmetaj,  të cilës i kishte premtuar se do ta bënte një xhirim për të treguar të tjerëve, se ajo  jeton vetë e tash e 25 vite, se do ta vizitonte e do ta thërriste në telefon, se do ta uronte për festa, por të gjitha këto premtime të Deskut, kanë mbetur vetëm premtime boshe, sikur ato të politikanëve, shkruan nipi i lokes Razë.

Për më tepër, Hamza, shkruan se këtë shkrim nuk po e bënë për ti bërë lutje Shpëtim Deskut "për të ardhur tek ne, për të na vizituar, sepse nuk jemi të varur nga njerëzit në asnjë aspekt, por vetëm të tregojë se si janë njerëzit tanë, premtojnë e nuk i mbajnë premtimet e aq ma keq ndaj një  gruaje të moshuar e cila sot është nesër mund të mos jetë, prandaj ku mbetet respekti e dinjiteti i njerëzve tanë".

Shkrimi i plotë i nipit të lokes Razë Mehmetaj:

Të dashur miq!

Përmes këtij shkrimi dëshiroj të transmetojë tek ju një mesazh të rëndësishëm dhe disa sekuenca nga një ngjarje e jetës personale me të cilën jam përballur së fundi.

Më keqardhje po e shkruaj këtë, mirëpo besoj se duhet të thuhet e vërteta.

Vitin e kaluar, Shpetim Desku e kishte të ftuar gjyshen time në emisionin televizim që e ai e  udhëheq, “n’Kosove Show”, pasi që ai personalisht e kishte kërkuar një gjë të tillë. Unë me kënaqësi pranova dhe i’a mundësova një gjë të tillë, i rregullova të gjitha punët që ajo të vije aty dhe unë vetë udhëtova më aeroplan po atë natë nga Gjermania për t’ia bërë gjyshes atë surprizë në emision.

Gjithçka kaloj bukur, u dhanë para dhe pas emisionit fjalë dhe premtime të mëdha. Z.Desku i premtojë se do ta vizitonte gjithësisë se shpejti atë, se do t’i sjellë libra për të lexuar pasiqe këtë dëshirë e kishte shprehur gjatë emisionit pasi që ajo ishte pyetur nga ai se çka ka dëshirë dhe se më çka e kalon kohën. I premtojë së do ta bënte një video-xhirim për të treguar se si jeton e vetëm tuhasje mbi 25 vite. I premtojë poashtu se do ta thërriste sa herë që ka kohë të lirë, e sidomos për festat në telefon.

Të gjitha këto premtime mbeten vetëm fjalë të thata ashtu sikurse premtimet e politikanëve shqiptarë.

Asnjëherë deri më sot që nga prilli 2018 kur ka qenë në emision as që e ka thirrur njëherë të vetme në telefon edhe pse unë i kam shkruar z.Desku në privat (Viber dhe Instagram) dhe i’a kam përkujtuar që së paku ta thërras për ta pyetur se paku se si është më shëndet pasi që është e moshuar dhe jeton e vetëm me Zotin fuqiplotë, e të mos flasim për vizitën e premtuar e cila siç duket as që ka qenë në plan ndonjëherë të realizohet.

Kjo sjellje e Z.Desku është vërtetë një humbje e madhe për të, jo për gjyshen time, pasi që lutja (duaja) e gjyshes sime të dashur do të ishte sigurisht ma e dobishme për të dhe familjen e tij se sa disa euro apo vozitje në veturat e Vali-t dhe të ngjashëm si ai.

Gjyshja ime tani që një kohë është e sëmurë, mos dashtë Zoti të kalojë tani në botën tjetër, mirëpo nëse kjo ndodh atëherë ma mirë është që z.Desku ta largoj emisionin e tij ku ka qenë protagoniste Gjyshja ime, që mos t’i dëgjojnë të tjerët premtimet e tija të rrejshme, ashtu sikurse ka vepruar edhe me fotografinë e tij me gjyshën time të cilën e ka pasur në profilin e tij zyrtar në instagram e të cilën tashmë e ka larguar/shlyer. Kjo për faktin që ndoshta nuk ka dëshirë që ta pyet dikush në komente se kur do ta realizojë premtimin e dhënë ndaj saj apo thjeshtë sepse dëshiron të lirojë hapësirë në profilin e tij për t’i postuar dhe promovuar fotografitë më “Kingat” dhe “Modelet” tjera, të famshme dhe të “moralshme”!

Për fund: Mirë mbeteshim të gjithë e mos harroni ti mbani premtimet ndaj njerëzve në përgjithësi e sidomos ndaj të moshuarve sepse ata sot janë në mesin tonë por nesër mund të mos jenë!

Këtë nuk e shkruaj me qëllimin apo shpresën se lutem që z.Desku të vijë në vizitë tek ne,  respektivisht tek Gjyshja ime, ngase falë Zotit nuk jemi të varur nga njerëzit në asnjë aspekt, mirëpo këtë e bëra me qëllimin për të treguar se jo të gjithë janë ashtu sikurse paraqiten para ekraneve televizive.

Me respekt,

Alim Hamza

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat