Deklaratë e ligjëvënsit Eliot Engel për përvjetorin e Masakrës së Serbenicës

Lajme

Deklaratë e ligjëvënsit Eliot Engel për përvjetorin e Masakrës së Serbenicës

Nga: Beqir Sina Më: 12 korrik 2019 Në ora: 18:55
Eliot L. Engel

WASHINGTON D.C. Përfaqësuesi demokrat i Nju Joi - Eliot L. Engel, Kryetar i Komitetit të Dhomës së Punëve të Jashtme, bëri sot deklaratën e mëposhtme për përvjetorin e masakrës së Serbenicës ndaj myslimanëve boshnjakë në Bosnie.

"Njëzet e katër vjet më parë, si sot filloi vrasja më e keqe në Evropë që nga Holokausti. Forcat serbe boshnjake zhdukën mijëra burra dhe djem myslimanë boshnjakë, i futën në vendet e ekzekutimit pranë Srebrenicës dhe masakruan brutalisht më shumë se 8,000 jetë të pafajshme, ikën duke i varrosur ata në varre masive që për fatkeq ende janë të pa zbuluara edhe sot. Njëzet e katër vjet më vonë, mijëra e mijëra njerëz pjestar të atyre familjeve - vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Ndërkohë, që Kriminelët e luftës ende bredhin të lirë. Nëse rajoni ndonjëherë do të gjejë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, athere duhen gjetur përgjegjësit e kësaj masakre ata duhet të gjykohen .

"Kjo është arsyeja pse nuk duhet t'i harrojmë kurrë këto akte të tmerrshme të gjenocidit dhe duhet të mbetemi gjithmonë vigjilentë për të parandaluar që kjo lloj dhune të mos-ndodhë më përsëri. Unë qëndroj sot me viktimat e masakrës në Srebrenicë dhe mijëra të tjerë që kanë pësuar nga s’pastrimi etnik në Ballkan në vitet 1990 e më pasë. Unë do të vazhdoj të kërkojë drejtësi -  për viktimat e këtyre krimeve të tmerrshme ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat