Ky është ish- ushtari i UÇK-së i plagosur në Koshare që shteti suedez ia paguan operacionet e kokës

Lajme

Ky është ish- ushtari i UÇK-së i plagosur në Koshare që shteti suedez ia paguan operacionet e kokës

Nga: N.Sh Më: 12 korrik 2019 Në ora: 17:28
Frashër Oseku

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, njëherit edhe i plagosuri gjatë luftës së ashpër në Koshare, Frashër Oseku, gjatë emisionit televiziv “Përrall me Tupan”, te Valon Maloku, ka thënë se nuk ka komb kosovar.

Ai në këtë emision thotë se po tentohet të krijohet një komb kosovar, por sipas tij nuk ka dhe ka shqiptarë që jetojnë në Kosovë, ama jo edhe kom kosovar.

Image

Oseku është i plagosur gjatë luftës në Kosovë, pasojat e plagosjes po e përcjellin edhe pasluftës.

Ai ka bërë disa operacione në kokë, në Suedi atje edhe ku jeton por ende vuan nga ajo plagosje.

Oseku në pyetjet e Valoni se a është për Edi Ramën apo Ramush Haradinaj ka thënë se është për Ramën, ndërsa kur pyetet se Rama apo Albin Kurti, ai shton se, Kurti është e vetmja shpresë në Kosovë.

Image

Ai flet për pasojat e ekuilibrit të qafës pas operacionit të fundit që ka bë në Suedi, ku thotë se brenda në qafë ka hekur për të mbajtur kokën lart.

Ndërsa pyetet se kush ia paguan shpenzimet për këto operacione që janë të kushtueshme, pohon se ia paguan shteti suedez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat