Daçiqit vazhdon të i “djeg” deklarata e Borisovit

Lajme

Daçiqit vazhdon të i “djeg” deklarata e Borisovit

Nga: F. B. Më: 12 korrik 2019 Në ora: 15:45
Ivica Daçiç

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ndonëse ka thënë se mosmarrëveshjes me kryeministrin bullgar i është vënë pika ka deklaruar se “ai nuk ka fol për kuota të Vimbeldonit as për kualitetin e djathit por për integritetin territorial të Serbisë”, duke shtuar se në pyetja ka qenë keq interpretimi i deklaratës së tij, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka thënë se ka reaguar kur mediat transmetuan se Borisov i ka tërhequr vërejtjen shefit të ardhshëm të diplomacisë evropiane Zhosep Borel (që ende nuk është zgjedhur në atë post) se nuk mund të përfaqësoj qëndrimin e Spanjës dhe duhet të ketë parasysh qëndrimin e gjithë BE-së se Kosova është e pavarur.

"Një deklaratë e tillë implikon se BE e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që nuk ka konsensus rreth kësaj sepse end ejani 5 shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, Unë u dashtë që të reagoj në atë deklaratë” ka thënë Daçiq për TV Pink.

Ai shtoi se ka mbrojt qëndrimin e këtillë derisa ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharijeva nuk e sqaroi se Borisov ka thënë se shefi i ri i diplomacisë evropiane duhet të ketë parasysh edhe qëndrimin e vendeve tjera dhe jo vetëm Spanjës prej nga vjen.

"I thash se nuk duam të prishim raportet me Bullgarinë, por nëse dikush është miku ynë duhet të ketë parasysh sa është me rëndësi Kosova për Serbinë. Borisov nuk ka fol për kuota të Vimbeldonit, as për kualitetin e djathit serb por për integritetin territorial të Serbisë", tha Daçiq.

Miqtë nuk i qesin kripë varrës që ekziston, por ka mirëkuptim njëri për tjetrin, kështu Serbia sillet me Bullgarinë.

Daçiq për Borelin tha se ai duhet të mbaj qëndrimin e BE dhe të jetë neutral ndaj statusit të Kosovës  ne yll dhe fusnotë.

Ai ka thënë  se Prishtina vazhdon të jetë joserioze në dokumentet e nënshkruar, pasi nuk mori pjesë në PBEJ në BiH sepse nuk deshën të paraqiten me fusnotë, edhe pse që nga 2012 ishte arritur marrëveshja por atë dhe se në gjitha takimet është paraqitur ashtu përfshirë e atë kur u mbajt në Shqipëri.

"Mbase mendojnë se ajo u shkri sepse ka ngrohje globale si pat thanë Jahjaga kur u nënshkrua marrëveshja. Kosova merr kryesimin e PBEJ nga BiH dhe nëse nuk respekton paraqitjet, kryesimi mund të mos ketë sukses sepse vendet që nuk e kanë njohin nuk do marrin pjesë nëse shkelet neutraliteti” tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat