Haradinaj ndërmerr veprimin e radhës për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Lajme

Haradinaj ndërmerr veprimin e radhës për rishikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Nga: D.RR Më: 12 korrik 2019 Në ora: 10:06
Ramush Haradinaj dhe Mujë Rugova

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot është takuar me ish rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova, me të cilin ka biseduar rreth procesit të rishikimit të korrigjimit me Malin e Zi.

Postimi i plotë:

Rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy Qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi. Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve, sot prita në takim ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova, me të cilin biseduam për ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, respektivisht korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.
Kontributi i profesorit të nderuar, Rugova është i mirëseardhur dhe në frymën e kësaj bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat