Limaj takon “Çlirimtarët” në 20 vjetorin e çlirimit të vendit

Lajme

Limaj takon “Çlirimtarët” në 20 vjetorin e çlirimit të vendit

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 11:34
Pamje nga takimi

Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka takuar disa të rinj. E veçanta e këtij takimi është se në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ai ka takuar djem dhe vajza që mbajnë emrat Çlirim dhe Çlirimtare.

“Emocion i veçantë që në shënim të 20-vjetorit të çlirimit të vendit të pres të rinj të cilët bartin emra që simbolizon çlirimin e Kosovës.

Djem dhe vajza të pagëzuar me emrat Çlirim dhe Çlirimtare të cilët kanë lindur në vitet 1999-2000, në epokën e lirisë së Kosovës dhe të cilët me krenari mbajnë këta emra.

Këta emra të veçantë tregojnë historinë e lavdishme të Kosovës dhe ne mesin e vizitorëve pata fëmije të bashkëluftëtarëve të cilët e mbajnë me plotë kuptim këtë emër.

Emrat tuaj dhe puna juaj në shërbim të vendit do të jene motiv dhe pjese e  historive e rrëfimeve për lirinë e vendit brezave që do vijnë.

Në këtë ditë të rëndësishme të çlirimit të vendit kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe martiret e kombit të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës.

Gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën ndër breza për të pasur shtetin tonë.

Falënderime e mirënjohje për aleatët tanë ndërkombëtare të cilët na ndihmuan në rrugëtimin tonë drejt lirisë.

Lavdi dëshmoreve të këtij brezi dhe brez të mëhershëm. Lavdi martireve dhe të gjithë atyre që u flijuan për çlirimin e vendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat