Thaçi, dekoron me Medalje Presidenciale ish komandantin e KFOR-it

Lajme

Thaçi, dekoron me Medalje Presidenciale ish komandantin e KFOR-it

Nga: V.R Më: 12 qershor 2019 Në ora: 11:16
Xavier de Marnac Hashim Thaçi

Presidenti vendit, Hashim Thaçi, për njëzet vjetorin e çlirimit ka dekoruar me medaljen presidenciale ish-komandantin e KFOR-it, njëherit dhe ish shefin e EULEX-it në Kosovë, Xavier de Marnac, shkruan “Bota sot”.

Sipas tij, personi në fjalë, dha një kontribut të çmuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në vend.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova edhe ish-komandantin e KFOR-it dhe më pas ish-shef i EULEX-it në Kosovë, Xavier de Marnac. Ai dha kontribut të çmuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë”, shkruan Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat