Selakoviç: Përcaktimi i kufirit me Kosovën nuk është në tavolinë, ndërsa Mali i Zi është shtet klasik serb

Lajme

Selakoviç: Përcaktimi i kufirit me Kosovën nuk është në tavolinë, ndërsa Mali i Zi është shtet klasik serb

Nga: F.B Më: 12 qershor 2019 Në ora: 11:06
Nikola Selakoviç

Sekretari i presidencës së Serbisë Nikola Selakoviç ka theksuar se Serbia do i nënshtrohet presioneve të ndryshme, por do luftojë pa ndal në udhëheqjen e politikës përgjegjëse në zgjidhjen e çështjes së Kosovës ka thënë në një emision të RTS duke u shpreh se “ideja e përcaktimit të kufirit nuk është në tavolinë” përcjell “Bota Sot”.

„Mendoj se për këtë nuk duan të bisedojnë as shqiptarët as perëndimi që i sponsoren. Zgjidhja jonë është të luftojmë të bisedojmë dhe sa të mundemi të ruajmë paqen “, tha Selakoviç.

Sipas tij nëse na ndodhë ajo që “ ndodhi në 2004 kur KFOR rrinte duarkryq dhe vetëm ka shikuar, si ka thënë Vuçiq nuk do lejoj që të i vritet populli saj “,por do të gjej “ mënyrën e mbrojtjes “.

Në pyetje nëse kjo do ishte ushtarakisht, ai ka përsëritur fjalinë e njëjtë. Sipas tij marrëveshja e Kumanovës ishte përfundim i agresionit të armatosur por me atë “filloi gjahu në serbë” kështu që “ pasoi vazhdimi agresionit politik”.

Selakoviç ka thënë se pas ndryshimeve të 5 tetorit 2000 u asgjësuan ushtria, ekonomia ajo që ka mbetur u shkatërrua me privatizim”.

„Në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-së Havier Solana, Vojisav Koshtunicës, Milo Gjukanoviçit dhe Zoran Gjingjiç e kanë hequr kushtetutën , shfuqizuan SRJ dhe pastaj miratuan deklaratën kushtetuese “ –ka thënë ai duke shtuar se “ u shkatërrua shteti i përbashkët me Malin e Zi “.

Duke kujtuar se është historian tha “ Mali i Zi është shtet klasik serb ku sot jetojnë 31 për qind popullsi serbe “.

Në pyetjen çka nënkupton me “ shtet klasik serb”, ai tha se kjo do të thotë se Mali i Zi “ nga ekzistimi i saj si shtet është ngritur në identitetin serb “.

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë Milosh Jovanoviç ka thënë se marrëveshja e Kumanovës dhe rezoluta 1244 nuk janë “ as kapitullim as humbje”.

„Slobodan Milosheviq ka lënë diçka shumë konkrete si amanet “, tha Jovanoviç, duke menduar në rezolutën.

Ai fajësoi Vuçiqin “ relativizmin” e rezolutës 1244 me çka “pret degën ku është ulur Serbia “.

Ai lavdëroi punën që ka bërë pushteti në tërheqjen e njohjeve të mëhershme të shkëputjes së Kosovës.

Sipas Jovanoviç sulmi i NATO-së në SRJ nuk ka mundur të shmangej se arsyeton presidentin Millosheviq që ka thënë „Serbia nuk bombardohet për Millosheviqin, por Millosheviqin e bombardojnë për Serbinë “.

„Interesi kombëtar serb është ruajtja e tërësisë territoriale “, thotë Jovanoviç, duke tërhequr vërejtjen se “dorëzimi i Kosovës” nuk është zgjidhje por hapje e problemeve të reja.

„Zgjidhja është vazhdimi i bisedimeve, në kuadër të Kushtetutës së Serbisë dhe rezolutës 1244“, mendon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat