Vuçiq: Jam për kompromis për çështjen e Kosovës, por jo që Beogradi të jap çdo gjë e mos të marr asgjë

Lajme

Vuçiq: Jam për kompromis për çështjen e Kosovës, por jo që Beogradi të jap çdo gjë e mos të marr asgjë

Nga: F.B Më: 11 qershor 2019 Në ora: 14:53
Presidenti Aleksandar Vuçiq

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i gatshëm për kompromis për çështjen e Kosovës, por nuk është gatshëm që Beogradi të jap çdo gjë e mos të fitoj asgjë, ndërkohë duke komentuar deklaratën e Server ka thënë le ta harroj ai dhe tjerët atë film, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”

Këtë deklaratë e bëri si koment në qëndrimin e profesorit të Universitetit “Xhon Hopkins” dhe ekspertit të Ballkanit Daniel Server se Vuçiq nuk është gati pë kompromisin historik.

"Unë jam gati për kompromis, por jo që ne të japim çdo gjë e mos të marrim asgjë. Le të harrojnë atë film ai dhe tjerët ",ka thënë Vuçiq.

Server ka thënë për “Zërin e Amerikës” njerëzit në Uashington “mashtrohen” se Vuçiq është i gatshëm të bëjë hapin historik, ndërkohë që nuk ak sqaruar çka nënkupton me kompromisin historik, por në shumë raste ka deklaruar se rezultati i dialogut të Beogradit me Prishtinën është njohja e ndërsjellë dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Server ka kritikuar administratën e Tramp duke thënë se presidenti amerikan fol çfarë do ndërsa rezultat është dobësimi i ShBA-ve dhe se “gjërat do kthehen” pas shkuarjes së kësaj administrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat