Eksodi i mjekëve në rajon, pagat e ulëta - shkaku kryesor

Lajme

Eksodi i mjekëve në rajon, pagat e ulëta - shkaku kryesor

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut po përballen me largimin e mjekëve në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian. Pagat e ulëta janë arsyeja kryesore që i detyron mjekët të shohin mundësi punësimi jashtë vendeve të tyre, kryesisht në Gjermani. Sipas të dhënave të fundit, nga Shqipëria janë larguar 207 mjekë në vitin 2017, ndërsa në Kosovë janë larguar 161 mjekë.

Edhe në Shqipëri herë pas here është kërkuar rritja e pagave të mjekëve. Vendimi i fundit i qeverisë që hyri në fuqi nga 1 Prilli, miratoi një rritje me 7 përqind të pagave për bluzat e bardha. Aktualisht një mjek familje paguhet  64 mijë Lekë neto ose 80.112 mijë bruto, ndërsa një specialist merr 92 mijë Lekë neto ose 114.887 bruto.

Mjekët që kanë pranuar punësimin në rrethe për të plotësuar vende vakante, kanë rroga disa herë më të larta. Paguhen 250 mijë Lekë në muaj. Për pjesën tjetër, kërkohet rritje.

“Ne do të kërkojmë vazhdimisht që paga të shkojë te 20 përqind, ne nuk jemi të kenaqur sepse puna e mjekëve është shumë e madhe”, thotë Petrit Fangu.

Këto paga konsiderohen jo të denja për mjekët, sipas Shoqatës së Pacientëve të Kosovës, e për pasojë  mjekët janë të dypunësuar në sektor privat dhe publik..

Dypunësimi i mjekëve është një fenomen që haset edhe në Shqipëri, për këtë arsye Sindikata e Mjekëve mendon me paga më të mira, mjekët do të zgjidhin vetëm njërin nga sektorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat