Daçiq merr pjesë nesër në mbledhjen e KS të OKB-së, ja çfarë do të flas ai

Lajme

Daçiq merr pjesë nesër në mbledhjen e KS të OKB-së, ja çfarë do të flas ai

Nga: F.B Më: 9 qershor 2019 Në ora: 12:15
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë Ivica Daçiq do të përfaqësojë Serbinë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në të cilën do të shqyrtohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në periudhën janar-maj thuhet në njoftimin e ministrisë së punëve të jashtme, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

Daçiq në fjalën e vet do të theksojë nevojën e shqyrtimit të vazhdueshëm të çështjes së Kosovës në KS të OKB-së si dhe domosdoshmërinë që UNMIK të mbetet i angazhuar në “ realizimin e qëllimeve të përcaktuar në përbërjen e pa zvogëluar dhe mandatin e pandryshuar duke pasur parasysh rritjen tensioneve dhe situatë jo stabile në Kosovë“.

Ndërhyrja e fundit e njësisë speciale të policisë së Kosovës në veri si dhe sulmet dhe arrestimin e punonjësve të misionit të OKB-së do të jenë në fokus të mbledhjes thuhet në kumtesë.

Sipas ministrisë, Daçiq krahas kësaj do të potencoj edhe në “ serinë e aksioneve provokuese të Prishtinës, që krahas mos respektimit të dialogut të Brukselit po shkel në mënyrë drastike rezolutën 1244” thuhet në kumtesën e ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat