Gjuriq: Çështja kombëtare numër një – u miratuan shtatë konkluzione

Lajme

Gjuriq: Çështja kombëtare numër një – u miratuan shtatë konkluzione

Nga: F.B Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:36
Marko Gjuriq

Drejtori I zyrës (ashtuquajtur) për Kosovë Marko Gjuriq ka thënë se në takim me 140 përfaqësuesit e serbëve të institucioneve të Serbisë në Kosovë u miratuan shtatë konkluzione, që kanë të bëjnë me situatën në Kosovë, ndër të cilët edhe ai se nuk dialogu pa heqjen e taksës, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot” .

"U shqyrtuar situate gjithëpërfshirëse  dhe mënyra bazë në situatën në Kosovë me të cilën shteti ballafaqohet si çështjen kombëtare numër një” ka thënë Gjuriq duke shtuar se konkluzioni një ishte se lista serbe shënoi fitore të madhe duke demonstruar unitet dhe dëshirë për veprim dhe mbijetesa bazohet në lidhjen me shtetin e Serbisë.

"Uniteti I popullit në Kosovës dhe shtetit është e pandashme dhe zgjidhjet janë porosi për Prishtinën dhe bashkësisë ndërkombëtare se lidhjen e tillë nuk mund të ndërpritet pa marr parasysh presionet" tha ai.

Konkluzioni i dytë është pas fitores siç tha edhe presidenti Vuçiq nuk mund të ketë gjumë dhe lavdërime, por vazhdim të angazhimit e punës, u shpreh Gjuriq.

Për këtë u dërgua porosia nga kreu I shtetit  përfaqësuesve serbë në Kosovës se nga ata pritet të punohet në avancimin e pozitës së popullit serb në Kosovë.

Konkluzioni I tretë ishte se serbët janë të obliguar çdo ditë të luftojnë për interesat serbe dhe të jenë të gatshme të lëshojnë funksionet në rast presioneve të reja.

"Kryetarët e komunave në veri të kryejnë detyrat e tyre me kapacitet të plotë, përderisa nuk kanë pasojnë presionet që do bëjnë të pamundur punën  e tyre ".

Gjuriq shprehet se konkluzioni I katërtë është se nuk ka bisedime me përfaqësuesit e institucioneve të Prishtinës në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës derisa nuk hiqen taksat dhe presionet e ndryshme.

"Deri në përfundimin e takimit të Parisit, do përcillet situate me kujdes. Nëse deri atëherë nuk ka tërhiqje të taksës, Serbia do marr masa të fuqishme dhe ashpra kundër përfaqësuesve të institucioneve të Prishtinës në drejtim të separatistëve por duke evituar pasojat negative për serbët në Kosovë. U apelua ndaj bashkësisë ndërkombëtare të kontribuojnë në uljen e mundësisë së eskalimit ".

Konkluzioni I pestë  pasi në takim ishte edhe Vuçiq komandanti suprem I forcës së armatosur gatishmëria për mbrojtje të popullit serb bë rast të rrezikimit të sigurisë dhe mbijetesës.

"U shpreh shpresa se bashkësia ndërkombëtare do të realizoj mandatin që mos të vjen tek skenar-et e dhunshme. U përsërit sinqeriteti I Serbisë për zgjidhje të qetë të problemeve por edhe vendosmëria e çeliktë që populli serb në Kosovë të mbrohet nga qëllimi eventual për të mos qenë atje ", tha Gjuriq.

Konkluzioni I gjashtë do të jetë realizimi I përshpejtuar I planit të presidentit Vuçiq për investime dhe projekte të shumta në mjediset serbe në Kosovës në spitale, rrugën, shkolla etj..

Gjuriq ka thënë se çdo gjë që u paralajmërua do të realizohet dhe përfundohet sipas planit.

Konkluzioni I shtatë është iniciuar nga vetë serbët dhe është se presidenti I Serbisë ka luftuar mirë për popullin e vetë. Ata kanë shprehur falënderim për Vuçiqin për angazhimin dhe përpjekjet për mbrojtje të interesave serbe në Kosovë dhe ndihmë të Serbisë popullit në Kosovë.

Gjuriq paralajmëroi se Lista Serbe në periudhën e ardhshme  duhet të hap derën për njerëz nga të gjitha mjediset në Kosovë, me qëllim që në të ardhmen të mund të llogaritet në mbështetje konsensuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat