“Nëse dje, serbi na i vrau fëmijët në votër, sot politikanët po na i “vrasin” ende pa lindë”

Lajme

“Nëse dje, serbi na i vrau fëmijët në votër, sot politikanët po na i “vrasin” ende pa lindë”

Nga: N.Sh Më: 24 maj 2019 Në ora: 13:20
Fëmijët e vrarë gjatë luftës

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, prof. Faton Kurti duke i komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, thotë se nëse Serbia i vrau fëmijët tanë në votër, kjo klase politike të cilën e quan pseudopatriotike po i vret ende pa lindur.

Ai thotë se politikanët tanë për të ruajtur pushtetin dhe privilegjet e pushtetit, duke manipuluar po i dhunojnë edhe njëherë eshtrat e të vrarëve tanë.

Ja postimi i plotë:

KY ËSHTË ZËRI I VËRTETË I POPULLIT TË KOSOVËS I PËRMBLEDHUR NË DHIMBJEN, ULËRIMËN DHE MPREHTËSINË E NANAVE GJAKOVARE.

Një popull i tradhtuar, nga gjaku i të pafajshmëve të luftës e deri te tradhtia e pashoqe e të ardhmes së fëmijëve të Kosovës.

Lufta dhe masakrat nga kjo klasë politike u përdorën dhe po përdoren për të cimentuar pushtetin e tyre, lakmia për pushtet i ka sëmurë deri në gen duke ua verbuar sytë dhe ndërgjegjen.

Nëse dje, serbi na i vrau fëmijët në votër, kjo klasë pseudopatriotike po i „vret“ ende pa lindur pasi ka vrarë shpresën se një ditë do të kemi shtet e të ardhme në këtë tokë të larë me gjak. Për të ruajtur pushtetin dhe privilegjet e pushtetit, pasi kanë manipuluar me përkujtimore sot po i dhunojnë edhe një herë eshtrat e të vrarëve dhe të pagjeturve kinse do të bëjnë drejtësi.

Si mund të bëjnë drejtësi ata që i kanë duart e larë me ujë premtimesh dhe xhepat e mbushura me paratë e djersës së popullit të Kosovës?! Deri kur? Deri kur, mendoni se mund të mashtroni një popull të vuajtur që nuk ju përkul as satrapëve më të zinj që kaluan në këto troje!

E pra fundi juaj është afër, sepse populli duron por nuk harron!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat