Për 22 ditë, 20 aktakuza për veteranë

Lajme

Për 22 ditë, 20 aktakuza për veteranë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 12:29
Ilustrim

Për 22 ditë, janë ngritur 20 aktakuza për 21 veteranë të rrejshëm, këtë e deklaroi sot në konferencën për media, prokurorja e shtetit, Lumturie Buçetaj, raporton Bota sot

Do të ketë kallëzime penale shtesë, përveç ngritjes së 20 aktakuzave ka edhe raste të tjera për hetim, ka shtuar ajo.

Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza, konsiderohen persona që kanë siguruar dokumentacione të falsifikuara për të fituar statusin e veteranit luftëtar. Sipas hetimeve çertifikatat janë siguruar nga persona të ndryshëm, me ndërmjetësues. Në shumicën e rasteve sipas hetimeve ka qenë një person, i cili është në arrati në botën e jashtme.

Janë bërë dëme në buxhetin e Kosovës, personi i cili del fajtor do të obligohet ta kompensojë shumën e fituar në mënyrë të kundërligjshme, ka theksuar prokurorja e shtetit.

Deri më tani sipas Buçetaj janë hetuar 800 raste të veteranëve, ndërkaq janë pranuar mbi shtatë mijë për hetim. /Bota sot
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat