Kështu reagon nipi i Shefqet Kabashit për incidentin: Gjaku dhe fisi ynë...

Lajme

Kështu reagon nipi i Shefqet Kabashit për incidentin: Gjaku dhe fisi ynë...

Nga: N.Sh Më: 22 maj 2019 Në ora: 22:59
Shefqet Kabashi

Pas incidentit që ndodhi në burgun e Dubraves, në ceremoninë e 20 vjetorit të masakrave serbë në këtë burg, kur një ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish i burgosur i këtij burgu, akuzoi disa personalitete të PDK-së, ka reaguar edhe nipi i Kabashit.

Pas këtij incidenti, Kabashi është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe është ndal në mbajtje për 48 orë, pasi në veturën e tij është gjetur edhe një revole.

Blerim Berisha – Leci, nipi i Shefqetit, ka reaguar duke thënë se, janë me Shefqetin në mbrojtje dhe përkrahje të tij.

Blerimi edhe pse është në mërgim, thotë se, dëshira e tij e madhe ishte po të ishin së bashku me Shefqetin, pasi thekson se, gjaku dhe fisi i tyre janë së bashku.

“Sot më shumë se kurrë u ndjeva krenar për ty, për guximin që gjithmonë e ke pasur për t’ia thënë në fytyrë tradhtarëve dhe atyre që duan të njollosin dhe nuk vlerësojnë sakrificat dhe luftën e shenjtë që kemi bërë. Unë si nip i joti, ndjehem i entuziazmuar me paraqitjen tënde kundërshtuese ndaj tyre. Dëshira më e madhe do t’kishte qenë që edhe unë të isha krah teje, sepse ashtu ndjehem edhe unë, prandaj jam larguar diku larg në mërgim. Gjaku ynë, farefisi ynë çdo sekond jemi me ty dhe për ty, në mbrojtje dhe përkrahje të veprave tua”, shkruan në reagimin e tij, Blerim Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat