Daçiqi: Presidenti i Somalisë do të rishqyrtoj vendimin e njohjes së Kosovës

Lajme

Daçiqi: Presidenti i Somalisë do të rishqyrtoj vendimin e njohjes së Kosovës

Nga: F. B. Më: 22 maj 2019 Në ora: 18:07
Ivica Daçiç

Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdulahi Mohamed Farmagjo ka deklaruar në Mogadishu se qeveria e tij do të shqyrtoj dhe tërheq të gjitha vendimet e qeverisë kalimtare të vitit 2010, që nuk kanë legjitimitet përfshirë edhe vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka kumtuar ministria e punëve të jashtme të Serbisë, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Në takim me ministrin e punëve të jashtme Ivica Daçiq, Farmagjo ka thënë se vendi i tij nuk mbështet separatizmin dhe aktet e njëanshme që shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe rregullimin ndërkombëtar, thuhet në kumtesë.

Në takimet e Daçiq me Farmagjo, presidentin e Qeverisë dhe ministrin e punëve të jashtme të Somalisë është shprehur gatishmëria e dyanshme për përtëritje të raporteve mes dy vendeve që datojnë nga koha e bashkëpunimit në kuadër të lëvizjes së vendeve të pa inkuadruara, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat