Ekzekutim me vdekje për frymëzuesin e Bin Ladenit: Njeriun që u takua me Naim Tërnavën dhe që ligjëronte në Prishtinë

Lajme

Ekzekutim me vdekje për frymëzuesin e Bin Ladenit: Njeriun që u takua me Naim Tërnavën dhe që ligjëronte në Prishtinë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:16

Sheikh Salman al-Awdah, Awad al-Qarni and Ali al-Omari do të ekzekutohen me vdekje nga Mbretëria e Arabisë Saudite, njeriu i cili pritej në takim nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe mbante ligjërata në Prishtinë.

Sipas burimeve të ‘Al Jazeera’ dhe kontakteve me familjarët të 3 dijetarëve, ata do të ekzekutohen nga autoritet e Arabisë Saudite, kjo do të ndodhë pasi të kalojë muaji i Ramazanit.

Image

3 dijetarët e fesë islame do të dënohen me vdekje, sipas autoriteteve atje ata janë të akuzuar për terrorizëm.

Njëri nga ta, Selman al- Avde kishte qenë në Prishtinë!

Selman al- Avde kishte qëndruar gjatë vitit 2016 në Prishtinë, madje ai u ka ligjëruar studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Selman el-Avde, i arrestuar dhe dënuar disa herë në Arabinë Saudite, ka qenë i ftuar nga ky fakultet që menaxhohet nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Selman al- Avde madje kishte pasur takim edhe me myftiun Naim Tërnava!

Myftiu i Republikës së Kosovës,  Naim Tërnava me 1 nëntor të vitit  2016 priti në një  takim të akuzuarin për terrorizëm Selman El Aude dhe personin tjetër që ishte me të Abdulvehab Turejri nga Arabia Saudite.

Kush është Selman el-Avde, njeriu që akuzohet për terrorizëm dhe njihet si frymëzues i Bin Ladenit?

Librat dhe ligjëratat e Selman el- Avde janë të ndaluara në Arabinë Saudite për shkak të qëndrimeve të tij radikale dhe lidhjeve me ish-liderin e Al Qaidas, Osama bin Laden.

Ai konsiderohet si njëri prej kundërshtuesve më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe frymëzues i sulmeve terroriste më 11 shtator 2001.

Selman el- Avde dyshohet se ka lidhje edhe me Shtetin Islamik. Njëri prej djemve të tij është i arrestuar si rekrutues i terroristëve në Irak.

Por, këto fakte nuk e kanë penguar Fakultetin e Studimeve Islame që këtë dijetar islam ta sjellin në Prishtinë për t’ju ligjëruar studentëve të këtij fakulteti që është nën menaxhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Madje ai takime në Kosovë pati edhe me myftiun Naim Tërnava.

Ky artikull bazohet tek shkrimi i i Al Jazeera, i cili sot ka raportuar për dënimin e tij me vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat