Provokon  Gjuriq: Shqiptarët me fletëvotimi duan të marrin veriun e Kosovës

Lajme

Provokon  Gjuriq: Shqiptarët me fletëvotimi duan të marrin veriun e Kosovës

Nga: F.B Më: 18 maj 2019 Në ora: 06:11
Marko Gjuriq

Ideja e politikanëve shqiptarë në Prishtinë është që përmes procesit zgjedhor të tentojnë “ të marrin” komunat në veri, ka deklaruar drejtori i (të ashtuquajturës) zyrë për Kosovë Marko Gjuriq, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Politikanët shqiptar janë shumë nervoz dhe ideja e tyre është që të tentojnë me fletëvotime të marrin veriun, ashtu që në një mënyrë do pengonin procesin apo shtynin kandidatët e tyre, kështu që kanë kandiduar kandidatë shqiptar në mjedise ku shumicën e përbëjnë serbët ", tha ai.

Ata sipas Gjuriq fillimisht kanë shpresuar se serbët nuk do përgjigjen në pjesëmarrje në zgjedhje dhe kandidatët e tyre “lehtë do shëtisin” në institucionet he të marrin komunat e veriut.

Kur ne thamë se “ mund të thërrisni 100 herë zgjedhje , ne 100 herë nuk na vjen mërzi që mbrojmë pragjet e shtëpive tona dhe luftojmë për atë që është e jona në Kosovë " atëherë nisen fushatën e frikësimit dhe presionit në përfaqësuesit politik serb” ka thënë Gjuriq.

Ai theksoi se të dielën në secilin vendvotim do dërgojnë polic shqiptar që të mbajnë rendin dhe për këtë nuk kanë të drejtë.

"Në veri të Kosovë mund të jenë vetëm policët serb, sepse mbi 95 për qind e popullatës që jetojnë aty janë serbë dhe sipas të gjitha dokumenteve relative ndërkombëtare struktura policore duhet të jetë në harmoni me popullatën. Pra kjo është shkelje direkt e kësaj ", tha Gjuriq.

Gjuriq shtoi në njërën anë të frikësojnë zgjedhësit pasi në secilin vendvotim ka polic shqiptar në anën tjetër të nxisin incidente. Sipas tij serbët duhet të tregojnë maturi maksimale dhe përmbajtje, por njerëzit zanë askush nuk mund të frikësoj dhe ndaloj të luftojnë për të vetën.

"Ata e dinë sa janë me rëndësi zgjedhjet, se këto nuk janë zgjedhje partiake të garojmë kush është më simpatik e kush më pak. Këto janë zgjedhjet për ruajtjen e karakterit serb, andaj ftoj bashkëkombësit  në Kosovë të dalin në zgjedhje ", shtoi Gjuriq.

Ata vazhdimisht po shërbehen me falsifikime gjë që është fyerje për viktimat e vërteta serbe edhe shqiptare.

Nuk është produktive që të garojmë në atë se cilat viktima janë më të mëdha duke shtuar se viktimat serbe ishte të mëdha dhe tragjike.

"Ku janë 50 mijë serbë që kanë jetuar në Prishtinë në vitin 1999? Pothuajse të gjithë janë dëbuar. Ku janë 12 mijë serbë të Prizrenit? Të gjithë të dëbuar, ku janë atë të Pejës, Ferizajit, Vushtrrisë? Kush është përgjegjës për mijëra të vrarë serb në Kosovë?", tha ai.

"Përgjegjës janë ata që sot i japin vetës të drejtë të jenë gjykatës dhe gjyqtarë dhe që në Kuvendin e Kosovës shpalosin letra për kinse krime reale, por nuk ka cinizëm dhe absurditet më të madh kur krimineli flet për krimet të huaja ".

Dallimi fondamental mes neve edhe atyre është se në shoqërinë tonë ka përcaktim të qartë dhe pandashëm në dënimin e krimit në të gjitha anët.

"Ne nuk kemi problem që kushdo që ka kryer krim të përgjigjet kudo qoftë, ndërsa ata duan të bëjnë tribuna për serbë, siç thonë vetë të i ndjekin. Ky është qëllimi kryesor i tyre ", përfundoi Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat