Ankohet Vuçiq: Rezoluta e Prishtinës model sipas të cilës Serbia “ fajtore e të gjithëve për gjithçka“

Lajme

Ankohet Vuçiq: Rezoluta e Prishtinës model sipas të cilës Serbia “ fajtore e të gjithëve për gjithçka“

Nga: F.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 22:08
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot me rastin e miratimit të rezolutës për gjenocid në Prishtinë, se në regjion ka një model sipas të cilit Serbia është “fajtore e të gjithëve për gjithçka”, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij ajo që po ndodh në Prishtinë është “ rrethi vicioz i marrëzisë, prej të cilit nuk ka dalje”.

„ Ata që zakonisht udhëheqin politikën me tregimin se janë viktima, gjë që edhe ne dikur kemi bërë, nuk shohin dhe nuk mendojnë për ardhmëri por vetëm shikojnë si të plotësojnë humbjet nga e kaluara “, ka thënë Vuçiq.

Ai theksoi se njerëzit po braktisin vendet në gjithë regjionin, bile edhe ato që janë anëtare të BE-së si është rasti i Kroacisë.

„ Të boshatisura janë Mali i Zi, BiH dhe Maqedonia e Veriut … në vend që së bashku të kërkojmë më shumë të drejta nga Evropa, që mes vete mos të kemi kufij në kuptimin ekonomik, që malli dhe kapitali të lëvizin lirshëm, na jemi në situatë se kemi dobësuar njëri-tjetrin maksimalisht dhe pastaj kënaqemi në urrejtjen e njëri-tjetri” tha presidenti i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat