Xhandarmëria serbe ende po patrullon në territorin e Kosovës

Lajme

Xhandarmëria serbe ende po patrullon në territorin e Kosovës

Më: 16 maj 2019 Në ora: 11:51
Xhandarmëria serbe ende po patrullon në territorin e Kosovës

Banorët e Karaçevës po vazhdojnë të përballen me patrullimet e xhandarmërisë serbe në fshatin e tyre.

Ani pse kjo problematikë është që një kohë të gjatë, e njëjta po vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka ngritur në seancën e sotme këtë çështje. Madje ai ka thënë se edhe vetë është përballur me xhandarmërinë serbe në këtë pjesë.

Sipas tij, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë krijuar një rrugë alternative për të mos u takuar me xhandërët serbë.

“KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë krijuar një rrugë alternativë  për të mos kaluar nga ajo rrugë. Ajo çfarë dua t’i them qytetarëve është se si me syt e mi xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës. Pyetja ime ka të bëjë në lidhje me demarkimin, se a do të përfshihet edhe kjo pjesë në këtë proces”, ka thënë Rexhaj.

Lajmi.net kishte raportuar nga afër për frikën e banorëve të Karaçevës nga patrullimi i forcave serbe në fshatin e tyre.

Sipas banorëve të këtij fshati, kjo atyre po u shkakton ‘terror’, dhe se sipas tyre edhe shumë prona u kanë mbetur në territorin e Serbisë.

Lajmi.net po ashtu kishte siguruar edhe fotografi nga patrullimi i Policisë serbe në këtë fshat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat