Pronari i ‘Alibaba’: Bëni seks 6 herë në javë, për të punuar më mirë

Lajme

Pronari i ‘Alibaba’: Bëni seks 6 herë në javë, për të punuar më mirë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 12:06
Jack Ma

Receta më e mirë për të punuar më mirë është që të gjendet ekuilibri mes jetës profesionale dhe asaj private dhe mbi të gjitha… të bërit më shumë seks.

Është kjo ajo që thotë Jack Ma, themelues i kompanisë ‘Alibaba’, dhe një prej njerëzve më të pasur në Kinë.

Fjalimi i tij u mbajt gjatë një aktiviteti ku ishin të pranishëm me dhjetëra çifte punonjësish të Alibaba, të cilët u martuan në një ceremoni në grup, fundjavën e lënë pas.

Duke folur para çifteve, Jack Ma ekspozoi filozofinë “669” e cila nuk ka të bëjë me një pozicion kamastre, por do të thotë, “Bëni dashuri gjashtë herë në gjashtë ditë dhe punoni nga 9 e mëngjesit deri në 9 të darkës, për gjashtë ditë të javës”.

Sipas tij, objektivat mund të arrihen vetëm me sakrifica të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat