Dita D? “Zgjedhjet e 19 majit referendum për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”

Lajme

Dita D? “Zgjedhjet e 19 majit referendum për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”

Nga: F.B Më: 14 maj 2019 Në ora: 22:28
Petar Petkoviç

Ndihmës drejtori i Zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovë Petar Petkoviç dhe kandidati I Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës veri Goran Rakiç kanë thënë se zgjedhjet e 19 majit janë referendum për mbijetesë të popullit serb në këto hapësira, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Kjo fitore është e domosdoshme që të dëshmohet vendosmëria e popullit ser btë mbroj dinjitetin e pathyeshëm. Qytetarët e Veriut të Kosovës përherë ishin të gatshëm të vetëflijohen për mbrojtjen e drejtës së tyre në ekzistencë.

Ai ka ftuar qytetarët që të dalin në vendvotime ashtu që shqiptarët dhe sponsorët e tyre edhe njëherë të dëgjojnë se nuk na lodhin me sulme dhe provokime.

"Nuk ka mënyrë të vrisni vullnetin e popullit serb që të luftoj për ekzistencën dhe drejtat e veta", ka thënë Goran Rakiç dhe ftoi që e dial të jetë “kuvend serb” për mbijetesë dhe të tregojmë sa jemi të fortë.

Sipas tij zgjedhjet janë edhe një referendum për apo kundër mbijetesës në Kosovë. Për Prishtinën Lista Serbe është “ferrë në sy” dhe do bëjë gjithçka të dobësoj serbët me vlerësimin se pa organe tonë të pushtetit që do punojnë për popullin “ nuk kemi mbijetesë”.

"Katër komunat tona në veri janë një lloj bashkësie e komunave serbe dhe ne dëshmojmë se edhe pa Prishtinën mund të jemi efikas në punët tona ", nënvizoi kandidati për kryetar të Mitrovicës Veri.

Mënyra e vetme të qëndrojmë është të mos të ndahemi është të suspendojmë mospajtimet, vlerësoi Rakiç duke ftuar qytetarët që të dalin në numër sa më të madh dhe të tregojmë unitet dhe të mbijetojmë në këto hapësira.

Sipas Petkoviç Lista Serbe është projekt kombëtar me rëndësi për ekzistencën e popullit serb dhe u bë barrierë e asaj që vjen nga Prishtina, që ka qëllim dëbimin e popullit nga vatrat shekullore.

"Fitorja e Listes Serbe është përgjigje në eskalimin dhe presionet histerike që vijnë nga Prishtina, që ka menduar të instaloj këtu marionetat dhe të dëboj nga këtu popullin serb, por kjo nuk do iu shkoj përdore ",  tha Petkoviç.

Lista Serbe ka dëshmuar si mbrohen interesat e popullit serb në Kosovë dhe këtë e bëjnë njerëz që luftojnë për popullin e vetë dhe “ janë garant I ruajtjes së lidhjes së popullit serb në Kosovë dhe shtetit të Serbisë “.

" Me ardhjen e presidentit Vuçiq situata ka ndryshuar dhe Lista Serbe ka mbi 90 për qind të mbështetjes së popullit serb në Kosovë, andaj është me rëndësi që në vendet kyçe në krye të komunave të jenë njerëzit e Listës që do vazhdojnë të luftojnë për interesat e popullit të vetë ", ka thënë Petkoviç duke shtuar se Prishtinës nuk I konvenon Lista serbe e fortë sepse aty nuk do gjej kukulla që do punojnë në dëm të popullit të vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat