Ja si reagon Edi Rama kur gazetarja serbe i ngriti tre gishtat përpara syve gjatë intervistës

Lajme

Ja si reagon Edi Rama kur gazetarja serbe i ngriti tre gishtat përpara syve gjatë intervistës

Nga: D.RR Më: 13 maj 2019 Në ora: 17:48
Edi Rama gjatë intervistës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin serb “Pink TV”. Gazetarja Ksenija Vuçiq që zhvilloi intervistën, tregon se si u ndie gjatë intervistës me të dhe cilat ishin pjesët më interesante.

Ajo që bëri më shumë përshtypje për serbët në këtë intervistë ishte tregimi i tre gishtave nga gazetarja ndaj Ramës si edhe reagimi i tij.

“Ishim në fund dhe unë i kisha bërë të gjitha pyetjet që kisha. Një moment Rama foli për bukëpjekësin shqiptar që pati probleme dhe u detyrua që të largohej nga Beogradi. Unë i thash se nuk është larguar, por vijon të punojë aty. Pastaji ngrita tre gishtat lartë dhe i thash nëse do të isha e sigurt nëse do të shëtisja rrugëve të Tiranës kështu duke bërë simbolin e serbëve dhe Rama reagoi me qetësi dhe më tha se ai do të kujdesej që të mos më ndodhte gjë”, tregoi gazetarja, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat