Vuçiq: Do të ketë presione lidhur me Kosovën, por me Putinin dhe Gjiping do të bisedoj për situatën në Kosovë

Lajme

Vuçiq: Do të ketë presione lidhur me Kosovën, por me Putinin dhe Gjiping do të bisedoj për situatën në Kosovë

Nga: F. B. Më: 18 prill 2019 Në ora: 15:39
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas pritjes së grupit prej 27 serbëve që kanë ecur këmbë nga Jarinje deri në Beograd për të marr pjesë në mitingun e 19 prillit, ka mbajtur një takim me gazetarë ku i falënderoi serbët për dashurinë që kanë ndaj Serbisë, ndërkohë i njoftoi se në të ardhmen do ketë presione për çështjen e Kosovës, por për këtë do bisedoj me Putinin dhe Gjipingun, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

"Faleminderit që dëshmuar sa jeni të gatshëm të viktimizoheni, disa kanë marr infuzion, disa vetëm kallo, por keni qëndruar këtë rrugë të gjatë e të mundimshme nga veriu i Kosovës deri në Beograd për të mbështetur paqen dhe për treguar dëshirën për ruajtje të stabilitetit të atdheut tuaj në jug. Faleminderit që e doni kaç shumë Serbinë, para së gjithave Kosovën në Serbi", iu tha Vuçiq serbëve të Kosovës.

"Do të ketë presione lidhur me Kosovën, por me Putinin dhe Gjiping do të bisedoj për situatën anë Kosovë. Fakt është shqiptarët nuk kanë përmbushur asnjë obligim nga marrëveshja e Brukselit, kanë vendosur taksa, kanë formuar ushtrinë në kundërshtim me Kushtetutën", tha Vuçiq duke shtuar se krahas kësaj ka provokime të vazhdueshme nga shqiptarët.

"Një nga qëllimet bazë të bashkësisë ndërkombëtare është që në Kosovë të formohen gjenerata të reja që nuk do të jenë brengë e Beogradit", tha ai.

Ai tha se Serbia do përpiqet në paqe dhe me gjithë zemër. "Veprimet kundër të drejtës Serbia nuk mund të i duroj pa reagim dhe këtë do të ia them presidentit Makron dhe Merkelit. Shqiptarët duhet ta dinë se pa kompromis me Serbinë, asnjëherë nuk do kenë asgjë. Serbia shkon në Berlin për të biseduar për të gjitha, do shprehim qëndrimet tona që do jenë të qartë dhe pa dilema dhe besoj se Merkel dhe Makron e kuptojnë çfarë po ndodh”, tha  Vuçiq.

Duke ju drejtuar të rinjve që kishin ecur këmbë nga Kosova ai u shpreh: "Çdokush që mendon të shkel dhe poshtëroj Serbinë, përgjigja ime është kjo do të jetë shumë më vështirë se që keni menduar dhe se do kenë kundërshtar që do luftoj për ardhmërinë e Serbisë", tha ai.

Vuçiq theksoi se pa një kompromis real, presionet nuk ndihmojnë: "Çfarëdo që të ndodh në ardhmëri, kemi bërë gjëra të mëdha në ekonominë serbe dhe jam krenar kur na lavdërojnë shumë më të suksesshëm se ne, mos të flas për sistemin shëndetësor që mund të jetë më i mirë, do të doja marrëveshje me shqiptarët, por nëse dikush mendon se kompromis është që shqiptarët të ju japim çdo gjë ndërsa ata nuk bëjnë asgjë unë ju them nuk ka asgjë nga ajo", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat