Dreshaj në Kuvend: Hiqeni Policinë prej autostradës se po na tutin

Lajme

Dreshaj në Kuvend: Hiqeni Policinë prej autostradës se po na tutin

Më: 15 prill 2019 Në ora: 15:48
Gani Dreshaj

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, sot gjatë seancës së Kuvendit ka bërë deklarata të çuditshme, po ashtu edhe sjellje të tilla.

Duke folur për një ligj mbi drejtësinë dhe Kodin Penal, Dreshaj ka thënë se Policia rrugore e Kosovës është e korruptuar. Madje ai i kërkon ministrit të Brendshëm që t’i largojë patrullat nga autostradat, sepse siç thotë ai, po frikohen njerëzit nga ta.

“I nderuari ministër i Punëve të Brendshme, kisha dashtë si mik me heqë Policinë rrugore prej autostrade. Se po dalin aty si (huta) po na tutin. Sepse automatikisht kush e ka bërë këtë ligj, e ka bërë për me vjedhë Policia. Nëse të dënon 200 euro, thotë paguaje sot i ke 100 euro. Ti ia jep atij 50, edhe përfundon lënda. Policia rrugore nuk ka përgatije as për interventim pas ndeshjeve. Nuk ka fshisë, s’ka lopatë, shet menë. Por edhe me thirrë nuk vjen me u angazhu. Kam raste konkrete të cilat i kam denoncu por nuk i merr askush paraysh. Unë e di që është mal i mbramë kush e merr postin, e di që të duhet përkrahje e deputetëve. Por sa të jesh në pozitë, hinja sakicë sa të mundesh. Sa të lënë vëllai im, s’e di…por e ki detyrë dhe përgjegjësi ndaj popullit. Edhe Policia në rrugë janë të korruptuar. Kam 4 raste me përgjime e incizime që marrin lekë nga qytetarët”.

Ndërsa ai ka thënë se se korrupsion ka gjithëandej.

“Ne kemi një kod penal të kombinuar. Nuk ma merr mendja që gjithmonë janë prokurori dhe gjykatësi fajtorë. Ne i kemi mësu edhe avokatëve me ju dhënë lekë…ne e kemi mësu edhe një deputet, por edhe partitë tjera kanë mësuar që edhe gazetarët me i shantazhu, me ju dhënë lekë. Mos të themi që edhe Policia e krimeve të rënda, mu janë direkt të shantazhuara. Nëse gruaja ime e di që unë qeky që jam ,e dhe qeky ka me mbetë… me m’shantazhu s’mundet kërkush për jetë. Harrone atë punë’’

Ai ka bërë krahasime edhe për krimet që kryhen në rrugë dhe gazin lotsjellës që ishte gjuajtur dikur nga opozita në Kuvend.

“Nuk ka mundësi që na sot ministrit të Drejtësisë me ia lëshu barrën e 20 viteve përpara. Kodi penal… se unë nuk jam bash djalë për gjynah. Kodi penal ka gabime shumë në krahasim me Kodin Penal të Bashkimit Evropian. Unë mendoj që qëllimi  këtij përmirësimi është me i gjunjëzu këta deputetët që kanë gjuajtë gaz. Nuk mundet me u krahasu me deputetët… se shqyr s’ka vdekë askush e as s’e ka humbë gishtin. Me një njeri që bën në rrugë një krim banal. Por prapë se prapë, ministrat s’e kanë fajin. Gabime kemi të përgjithshme dhe ne duhet të përcaktohemi se a do ta kemi kodin penal të BE’së apo të gjithë botës.’’.

“Nashta s’kesh në temë, e s’ia qëllova. Por ky është mendimi im. Ishalla ma bëni hallall.’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat