Amputimi shërues i Kosovës – Kush humb luftën detyrohet të jap fituesin territorin

Lajme

Amputimi shërues i Kosovës – Kush humb luftën detyrohet të jap fituesin territorin

Nga: F.B Më: 24 mars 2019 Në ora: 20:21
Nenad Kostiq

Analisti serb Nenad Kostiq në opinionin e tij lidhur me situatën në dialogun dhe çështjen e Kosovës për “Danas” transmeton "Bota so", ka shkruar se “ai që ka qenë në një orë të historisë ka mësuar rregullën e përgjithshme se “Kush humb luftën detyrohet të jap fituesin territorin.

“Ai me një metaforë tregon situatën aktuale mes Serbisë dhe Kosovës: Kirurgu: "Gangrena po përparon. Do ju amputoj kënbën nën gju.“ I plagosuri: "Nuk dua të mbetem topall!“ Kalon koha. Krirugu: "Më duhet mbi gju të amputoj.“ I plagosuri: "Do të pyes farefisin, pastaj të mendoj", Epilogu – amputimi te kuk-a.

Kush ka mbajtur veshin hapur në orët e historisë , ka mësuar rregullën e përjetshme: humbësi I luftës I lëshon territori fituesit të luftës. Hartat ndryshojnë me shpesh se moda e grave. Shteti humbës duhet të adaptohet. Shoqëria e udhëhequr mirë rregullohet për Brenda kufijve dhe përparon.

Kosova është e humbur me kapitullimin në Komanovë në vitin 1999. Shumë flasin se pajtimi me realitetin e pashmangshëm përjetë e ka plagosur Serbinë. Ata mbajnë mend si  është rritur Pashalluku i Beogradit  në Serbi në vitin 1804 deri 1918. Një pjesë e kësaj rritje është arritur me diplomaci në Kongresin e Berlinit. Me fitore në tri lufta nga 1912 deri 1918, Serbia fitoi Sanxhakun, Kosovën, Maqedoninë dhe Vojvodinën. Përveç krijimit të Jugosllavisë ishte devijim i lavjerrësit serb. Por lavjerrësi nuk qetësohet kthehet në baraspeshë.

Kalojnë 100 vite. E mundur dhe e demoralizuar në luftërat ndërmjet 1991 dhe 1999 Serbia ka humbur forcën njerëzore, ekonomike edhe ushtarake të nevojshme për ruajtjen e territorit. Thënë shkurt ekzistojnë vetëm zgjidhjet e këqija dhe edhe më të këqija. Interes I rrjedhës së popullit serb dhe diasporës së munduar të Kosovës po përballen. Kisha shqetësohet për pasurinë e mrekullueshme, por lavjerrësi shkon teposhtë.

Me ndarjen me Malin e Zi, Serbia ka humbur daljen ne det, por u adaptua. Tash humb 12 për qind të territorit, ku pjesa me e varfër është e banuar me armiq. Në Luftën e parë botërore, Austria humbi 60% të territorit, ndërsa Hungaria 75% të territorit dhe  65% të banorëve, shumica ose pjesa ma e madhe në dobi të Serbisë dhe Jugosllavisë. Prej atëherë humbësit e kaluar shumëfishë e kanë kaluar ish fituesen.

*Mbyllja e syve para realitetit, hezitimi para nevojës – nuk është patriotizëm po marrëzi dhe frikë. Patriotizmi tregohet në luftë por edhe më shumë në paqe. Arsimimi, sundimi i ligjit dhe liria përbëjnë shoqërinë në kufijtë e ngushtuar të suksesshme, të pasur dhe të lumtur. Serbia dhe Kosova kanë nga 8% banorë në anën tjera, Në ardhmërinë e mençur, këto pakica do ishin ura të pajtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat