Mal i Zi, qeverisje e re lokale në Tuz të Malësisë

Lajme

Mal i Zi, qeverisje e re lokale në Tuz të Malësisë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 20:20
Nik Gjeloshaj

Në seancën e Kuvendit Komunal të Tuzit, të shtunën u bë zgjedhja e kryetarit të ri të Komunës së pavarur të Malësisë.

Kandidatin për kryetar, Nik Gjeloshaj e mbështetën koalicioni i forcave politike shqiptare, këshilltari i Demokratëve të Malit të Zi dhe këshilltarët boshnjakë.

Kjo është hera e parë që përfaqësuesit e shqiptarëve do të udhëheqin me Komunën e Tuzit, që tani ka statusin e pavarur, si të gjitha komunat tjera në Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat