Ish-ambasadori amerikan në NATO: Marrëveshja Kosovë-Serbi e mundshme këtë vit

Lajme

Ish-ambasadori amerikan në NATO: Marrëveshja Kosovë-Serbi e mundshme këtë vit

Nga: F.B Më: 21 mars 2019 Në ora: 09:05
Ilustrim

"Është e mundshme që Serbia dhe Kosova të arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve në këtë vit dhe kjo varet nga mbështetja politike që do të kenë liderët e dy vendeve", ka thënë Kurt Volker, ish-ambasadori amerikan në NATO, aktualisht i dërguar special I ShBA-ve në Ukrainë, shkruan B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai për “Zërin e Amerikës” ka vlerësuar se “nuk ka kthim në të kaluarën dhe se për të dy palët marrëveshja është shumë me rëndësi për shkak të stabilitetit në regjion dhe rrugës së integrimit evropian"

Volker ka thënë se “personalisht ai nuk ka asgjë kundër idesë së korrektimit të kufijve”.

"Varet nga ajo se si dy vendet vendosin. Ka rregulla, në harmoni me marrëveshjen dhe dokumentet tjera se kufijtë nuk guxojnë të ndryshohen me dhunë, si është rasti i Rusisë me Krimenë. Kjo nuk guxon të ndodhë. Por në se dy vendet pajtohen, sikurse shkëputja mes Sllovakisë dhe Çekisë, ne të tjerët duhet të pajtohemi dhe respektojmë marrëveshjen ", ka thënë Volker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat