Podgorica stoliset me flamuj shqiptar

Lajme

Podgorica stoliset me flamuj shqiptar

Nga: F.B Më: 20 janar 2019 Në ora: 18:36
Presidenti Meta me ftesë të presidentit malazez Milo Gjukanoviq nesër do të bëjë vizitë zyrtare Malit të Zi

Podgorica sot ka aguar e “ stolisur” me flamuj shqiptar në nderim të vizitës së presidentit shqiptar Ilir Meta shkruan, “Sputnik” transmeton “Bota Sot”.

Image

Si shkruan Sputnik, presidenti shqiptar Meta me ftesë të presidentit malazez Milo Gjukanoviq nesër do të bëjë vizitë zyrtare Malit të Zi.

Meta pritet të takohet me përfaqësuesit e subjekteve shqiptare në Malin e Zi dhe kjo do të jetë vizita e dytë në vendin fqinj në 6 muajt e fundit. 

“Kur të shihet Podgorica e vërshuar me flamuj shqiptar, krijohet përshtypja se plani I kryeministrit shqiptar Edi Rama për heqjen e kufijve me Malin e Zi është realizuar”, shkruan portal malazez IN4S. 

Përndryshe Edi Rama në fjalimin me rastin e vitit të ri ka theksuar se hapja e kufirit me Kosovën është vetëm fillimi dhe se është në plan që veprimi I njëjtë të bëhet edhe me Malin e Zi me Maqedoninë dhe Greqinë.  “Besoj se në pranverë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të jenë sipas kritereve të marrëveshjes së Shengenit. Në të ardhmen e afërme presim  që me parim të njëjtë edhe modifikimin e kufijve me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Greqinë” pat thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat