Vulin: Serbët kurrë në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhen pjesë e formacioneve ushtarake të Kosovës

Lajme

Vulin: Serbët kurrë në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhen pjesë e formacioneve ushtarake të Kosovës

Nga: F.B Më: 20 janar 2019 Në ora: 18:02
Aleksandar Vulin

Në një intervistë për Radio Beograd ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë se "Vladimir Putin ka dërguar porosi të qatë diplomatike dhe politike se Rusia mbështet secilën zgjidhje për të cilën pajtohet Serbia” transmeton “Bota Sot”.

" Pra ajo që i konvenon Serbisë, i konvenon edhe Rusisë...dhe kjo është me rëndësi të veçantë për ne, se kemi mbështetje  të një vendi aq të madh dhe liderit të saj ka thënë për Radio Beograd. 

Putin sipas tij ka rikujtuar se rezoluta 1244 është ende në fuqi dhe kush mendon të zgjidh problemin pa atë rezolutë ai atë e bënë me forcë. Rezoluta ka gjëra pozitive për Serbinë por ka edhe gjëra të vështira. 

Lidhur me gjendjen aktuale edhe taksat Vulin mendon se Evropa së pari ka hesht pastaj ka reaguar si me “marre” ndaj Prishtinës. 

Kur është fjala për Ushtrinë e Kosovës, Vulin mendon se nuk shtrohet çështja ushtria e kujt është më e fortë, por është e dyshimtë qëllimi. 

"Ju ne na tregoni se po përgatiteni për një konflikt, konflikt që ne nuk e duam. Atëherë pse e bëni këtë? Do të thotë qëllimi është i dyshimtë dhe dyshimet lindin për kënd po bëhet dhe kundër kujt po bëhet kjo ushtri, natyrisht serbët nuk duhet kurrë dhe në asnjë mënyrë të pranojnë shantazhin dhe bëhen pjesë e këtyre formacioneve, sepse kush hyn në ato formacione duhet ta dijë se një ditë do të përdoret kundër vëllezërve të vetë, bashkëkombëseve dhe jo kundër tjerëve ", tërheq vërejtjen ministri. 

Ndërsa në lidhje me mundësinë rikthimit të shërbimit ushtarak Vulin ka thënë se kjo është komplekse dhe kërkon analizë të kostos së harxhimeve dhe parave që kërkohen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat