Kryeministri Haradinaj e shkarkon Rikallon...

Lajme

Kryeministri Haradinaj e shkarkon Rikallon...

Më: 20 janar 2019 Në ora: 12:00
Nenad Rikallo dhe Ramush Haradinaj

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo vazhdon të jetë në detyrë megjithë bojkotin që partia e tij, Lista Serbe po ua bënë institucioneve të Kosovës për shkak të Ushtrisë dhe taksës 100 për qind.

Ai para dy ditësh u paraqit në Forumin Glogal për ushqim dhe bujqësi që u mbajt në Berlin, duke e përfaqësuar kështu Kosovën.

Rikallo u pa duke u përshendetur edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Mirëpo, Rikallo duket që nuk do të jetë edhe gjatë në këtë pozitë.

Burime të mediave bëjnë të ditur se ai do të shkarkohet para datës 30 janar, datës kur edhe do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet buxheti në lexim të dytë.

Sipas këtyre burimeve, Haradinaj do të procedojë shkarkimin e Rikallos së shpejti, meqë është kërkesa kryesore e PSD-së që ta votojë buxhetin e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat