Vulinin e tmerron krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, thotë se është kërcënim i madh i paqes në Ballkan

Lajme

Vulinin e tmerron krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, thotë se është kërcënim i madh i paqes në Ballkan

Nga: F.B. Më: 20 janar 2019 Në ora: 09:39
Aleksandar Vulin

 Në një intervistë për "Kurir" ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka folë për armatimet që po bëjnë vendet e Ballkanit, situatën në këto vende, vizitën e Putinit dhe rreth rreziqeve që i kanosen vendeve në Ballkan, transmeton gazeta “Bota sot”.

Në pyetje rreth situatës në Ballkan dhe rrezikut të krijimit të “Shqipërisë së Madhe”, konkretisht çfarë mund të pritet nga BE në këtë drejtim, ministri serb Vulin ka thënë se “pret shumë më tepër nga Bashkimi Evropian”.

“Në krijimin e “Shqipërisë së Madhe” jam duke tërhequr vërejtjen tash e shumë vjet dhe po shihet se kam pasur të drejtë. ''Shqipëria e Madhe'' është kërcënimi më i madh i paqes në Ballkan, më i madh se edhe terrorizmi islamik, me kushtin që këto të jenë të ndara, që shpesh nuk janë... Ne na ndalohet të zgjedhim çështjen tonë nacionale nën arsyetimin se kjo mund të ndikoj në raportet në Ballkan, por ndërkohë heshtin kur shqiptarët heqin kufijtë me Kosovën dhe paralajmërojnë heqjen e tyre edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë”, ka thënë Vulin.

Ndërkohë në lidhje me akuzat në Gjykatën Speciale për krime, nëse atje do të ulen krerët e “mëdhenj” si Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli etj, Vulin ka thënë se "mbetet të besohet në qëllimin e mirë dhe të presim rezultatet e akuzës së parë".

Në lidhje me vrapin që po bëjnë vendet e Ballkanit në armatim, Vulin tha se "Serbia është vend neutral në aspektin ushtarak dhe askush nuk do të i dal në ndihmë nëse vjen deri te më e keqja".

“Për këtë arsye duhet të përgatitemi në gjithçka. Nuk është pyetje pse Serbia armatoset, por pse të tjerët e bëjnë atë? Përse kroatët po pajisen me aviacion? Cili është kërcënimi që Sllovenia po porosity mjete të blinduara, Mali i Zi helikopterë?”, u përgjigj me kundër pyetje Vulin.

Sipas tij, "shumë vende në regjion janë mësuar me faktin se Serbia është e dobët edhe e dëgjueshme dhe shet tregun e saj, shkatërron ushtrinë e saj ndërkohë tjerat forcohen edhe armatosen. Që nga 2012 kur erdhi Vuçiq në postin e ministrit të mbrojtjes, kemi nis me përtëritjen e ushtrisë sonë. Ne nuk vrapojmë me askënd, por kemi shqetësimin për vete dhe ardhmërinë tonë”, ka thënë Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat