Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin gjatë takimit me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D`Adario tha se serbët e Kosovës e shohin të garantuar sigurinë e tyre vetëm me prezencën KFOR-it në veri.
“Formimi i Ushtrisë së Kosovës për Serbinë është e papranueshme dhe KFOR-i është i vetmi garancion i sigurisë në territorin e Kosovës në përputhje me rezolutën 1244”, tha Vulin, raporton B92.
Ai po ashtu ka shfaqur shpresën për të mbajtur një nivel të mirë të bashkëpunimit mes Ushtrisë serbe dhe KFOR-it.
Siç njofton B92, gjenerali D’Adario theksoi se ai respekton pozitën e Qeverisë serbe dhe sjelljen e saj të qëndrueshme në Kosovë.